Kush po tenton të sjellë amulli në BFI?

Driton Zenku
By Driton Zenku November 15, 2020 21:40

Kush po tenton të sjellë amulli në BFI?

Kush po tenton të sjellë amulli dhe përçarje në BFI në kohën kur brenda këtij institucioni është hapur procesi i rizgjedhjes së të parit të këtij institucioni më të lartë fetar Islam në Maqedoninë e Veriut? 

Një nga shpifjet tendencioze ishte citimi i rrejshëm i Nexhat Ibrahimit nga portale të ndryshme në vend. Është dashur që të reagoi personalisht Ibrahimi që të shuhet këto zëra dashakaqe ndaj Bashkësisë Fetare Islame. 

“Diteve te fundit po degjoj qe emri im lakohet neper portale, gazeta, media lidhur me nje dokument te Sherbimeve Sekrete te Jugosllavise apo diçka të tillë, ndersa i cili flet per ca implikime tuajat lidhur me mua gjate viteve studentore. Me plot pergjegjesi fetare, morale, publike ju pohoj se une nuk kam kurrfare lidhje me kete ceshtje, as qe kam shkruar dic te tille, as qe jam intervistuar nga dikush. Edhe pse jam keqtrajtuar shume nga Sherbimet Sekrete te kohes, une nuk kam pesuar ndonje dem nga ju dhe nuk di ndonje gje lidhur me kete. Ata qe manipulojne me fatkeqesine time, tash lidhur me ju, eshte veper e tyre, por jo e imja”, qëndron në reagimin e Ibrahimit që Agjencia e Lajmeve FLAKA tashmë e posedon në formë të shkruar. 

I nderuar, shkruan Ibrahimi duke iu drejtuar Fetahut, ka disa vite qe per arsye shendetesore jam terheq krejtesisht nga jeta publike, madje as nuk bej pune aktive ne BIRK dhe ndihmohem materialisht nga institucioni im.

“Por, ka rreth nje vit qe nuk kam asnje qasje ne rrjete sociale. Madje, nuk kam as telefon, vetem e vetem qe te jam i qete e te merrem me vetveten dhe hallet e mia. Ka nje kohe te gjate qe kam reduktuar ne rreth te ngushte edhe pritjen e miqve, kolegeve, farefisit etj. E gjithe kjo qe ta mbroj veten nga shqetesimet fizike dhe psikike. Pra, i nderuar Hafiz, pranoni pershendetjet e mia dhe vazhdoni te jetoni rehat nga une”, reagon Nexhat Ibrahimi, duke hedhur poshtë çdo pretendim të ngritur nga qarqe të ndryshme. 

Është kjo një nga shpifjet që po zhvillohet kundër drejtuesve të BFI, edhe pse, për momentin është duke u zhvilluar procesi zgjedhor transparent  konform Kushtetutës së BFI-së. 

Siç është bërë publike prej katër ditësh, BFI ka shpallur zgjedhjet për Reisin e ri. Është caktuar Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve i cili do të vendos edhe për datën dhe kushtet e zgjedhjeve.

Bashkësia Fetare Islame e RMV-së, është organizatë e vetme e cila organizon jetën fetare të muslimanëve në Maqedoninë e Veriut. FLAKA

Driton Zenku
By Driton Zenku November 15, 2020 21:40