Kushte më të mira për fëmijët e braktisur nga prindërit, Carovska: të bëhen persona produktivë, të sigurojnë vende pune

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2019 19:16

Kushte më të mira për fëmijët e braktisur nga prindërit, Carovska: të bëhen persona produktivë, të sigurojnë vende pune

Të gjithë fëmijët e braktisur nga prindërit të cilët janë lënë në Shtëpinë për kujdesje “Ranka Millanovic”, janë transferuar në dy grupe të vogla shtëpish me kushte më të mira, aty mund të trajnohen për punë, që në të ardhmen, pasi të mbushin 18-vjet, të jenë të pavarur dhe të aftë për t’u përballur me sfidat në jetë, sepse pas kësaj moshe, ata janë të detyruar largohen nga jetimorja.

“Këta fëmijë edhe nëse në moshë të re bien në kontakt me ligjin, të kenë mbrojtjen e duhur sociale, trajtim intensiv dhe presim prej tyre të bëhen persona produktivë në të ardhmen, të kyçen në procesin edukativo-arsimor, si dhe të sigurojnë vende pune kur të vijë koha që ata t’i mbushin vitet e nevojshme për punë”,- tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska.

Fëmijët me nevoja të ndërlikuara emocionale shpeshherë e humbin rrugën, shkak i mungesës së mbështetjes në familje dhe komunitet, u tha me këtë rast.

“Pavarësisht se sa të mira mund të jenë kushtet apo sa të vyeshëm mund të jenë të punësuarit, një institucion asnjëherë nuk mund ta zëvendësojë dashurinë dhe mbështetjen që ekziston në një mjedis familjar. Po bëjmë edhe një hap të rëndësishëm përpara drejtë vënies fund të institucioneve për strehimin e fëmijëve, transformimi i “Ranka Millanoviq” sapo ka filluar dhe do të këtë nevojë për vetëdije më të lartë dhe investime të vazhdueshme për çdo fëmijë që të këtë mundësi të përballet me dukuritë negative dhe zhvillojë potencialin e tij”,- tha Elspet Erikson nga UNICEF.

Një praktikë e tillë e deinstitucionalizimit është bërë edhe një vit më parë në shtëpinë e kujdesit “25 maji” dhe kjo ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme në sjelljen e fëmijëve.

“Fëmijët shkojnë në shkollë rregullisht, arratisjet zvogëlohen në mënyrë drastike, ata përfshihen në punëtori krijuese, organizojnë ekspozita dhe nuk kanë asnjë përplasje me ligjin, i cili dikur ishte i përditshëm. Kemi hapur gjithsej 20 shtëpi grupore të vogla në dy vitet e fundit”,- u shpreh drejtuesja e Shtëpisë për kujdes “25 maji”, Violeta Masevska Palic.

Transformimi i institucioneve mundësoi edhe hapjen e vendeve të reja te punës, duke zhvilluar burime njerëzore. Ne sigurojmë cilësi të vërtetë të kujdesit, përfundoi Palic.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2019 19:16