Kushtetuesja anulon vendimin e qeverisë për pagat

Desk
By Desk April 28, 2020 19:22

Kushtetuesja anulon vendimin e qeverisë për pagat

Funksionarët nuk do të marrin pagë minimale, ndërsa punonjësit nën ombrellën shtetëror do të mund të kenë shtesa dhe kompensime. Nga sot, Gjykata Kushtetuese ka filluar të vlerësojë tre dekretet e Qeverisë, dhe me këtë ngrin funksionin e fuqive ligjore, deri sa të marrë një vendim përfundimtar. Në vlerësimin e kushtetutshmërisë është Ligji për pagat e zyrtarëve, i cili ka të bëjë me presidentin, kryetarin e Parlamentit, deputetët, kryeministrin, zyrtarë të caktuar nga Kuvendi dhe Qeveria, kryetarët e komunave, prokurorët publik dhe gjykatësit të cilëve u lejon ta marrin pagën e plotë, në vend të pagës minimale prej 14.500 denarësh siç është urdhëruar nga Qeveria. Kjo do të thotë që plani për të kursyer 4 milion euro për muajin prill dhe maj në arkat e shtetit gjatë krizës së koronës në këtë mënyrë bie në ujë.

Nisma pranë Gjykatës kushtetuese u dorëzua nga Shoqata e gjykatësve. Megjithatë, në Kushtetuese duhet të merret vendimi i fundit ndërsa para gjykatësve janë tre variante- ta shfuqizojnë dekretin, ta anulojnë apo ta ndërpresin procedurën.

Gjykatësit kushtetues do t’i vlerësojnë edhe dekretet për punonjësit në PSP-së dhe shtesat e pagave për të punësuarit në sektorin publik. Deri në vendimin e tyre, nuk do të ketë paga për ata që mbetën në PSP-në e shuar.

Kjo është hera e parë që Gjykata kushtetuese të vendos për nisma të dekreteve të Qeverisë gjegjësisht kur ligjet vijnë nga pushteti ekzekutiv. Paralelisht, Todor Petrov nga Kongresi Botërorë maqedonas ka “bombarduar” këtë gjykatë me nisma. Ka dorëzuar nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë thuajse për të gjitha dekretet që i solli Qeveria pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme apo mbi 120 nisma.

Desk
By Desk April 28, 2020 19:22