Kushtetuesja me mungesë gjykatësish, Belovska: Të zgjidhen urgjentisht gjyqtarët e rinj

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 19:20

Kushtetuesja me mungesë gjykatësish, Belovska: Të zgjidhen urgjentisht gjyqtarët e rinj

T&S

Gjykata Kushtetuese ka ftuar sërish Kuvendin që të zgjedhë tre gjyqtarë, në mënyrë që gjykata të funksionojë në përputhje me kushtetutën. Zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Belovska, tha se nga 7 dhjetori i vitit të kaluar, gjykata ka funksionuar me gjashtë nga nëntë gjyqtarë për shkak të përfundimit të mandatit të gjyqtares, Vangelina Markudova.

“Apeli mbetet deri sa nuk zgjidhen gjithë nëntë gjykatësit, siç parashikon kushtetuta, sepse kushtetuesja nga 7 dhjetori po funksionon me gjashtë gjykatës. Për të marrë një vendim të gjykatës duhen të paktën pesë vota “pro”. Gjykata është një organ kolektiv, ku çdo gjyqtar ka të drejtën e mendimit të tij, i cili mund të jetë i ndryshëm nga ai që thonë kolegët e tij. Kjo do të thotë se shumë shpesh përballemi me një situatë ku propozimet nuk marrin shumicën, sepse p.sh. ndodh që tre gjyqtarë të votojnë “për”, derisa tre nuk pajtohen me atë propozim, ose katër e mbështesin propozimin, kurse dy janë kundër.” – u shpreh zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Belovska.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjyqtarë. Gjyqtarët zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë nëntëvjeçare pa të drejtë rizgjedhjeje.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 19:20