Kushtetuesja nuk vlerëson as vendimin e dytë të presidentit

Desk
By Desk May 12, 2020 19:35

Kushtetuesja nuk vlerëson as vendimin e dytë të presidentit

As vendimi i dytë i presidentit Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Sot gjykatësit vendosën që vendimi nuk është kontestues.

Gjykata nuk filloi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së 30 ditëve të para të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallura nga Pendarovski. Përveç gjendjes së jashtëzakonshme, gjykatësit kushtetues ditën e enjte do të shqyrtojnë edhe nismat e paraqitura pranë tyre në lidhje me orën policore dhe të përcaktojnë nëse masa shkel të drejtat themelore të njeriut për lëvizje të lirë.

Alsat

Desk
By Desk May 12, 2020 19:35