Kushtetuta e RMV-së: Së paku 20 deputetë mund të parashtrojnë çështjen e mosbesimit të Qeverisë
Çështjen e besimit në Qeveri mund ta bëjnë së paku 20 deputetë, ndërsa votëbesimi në Qeveri bëhet pas skadimit të tri ditëve nga shtrimi i çështjes së besimit, sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell FLAKA.
“Qeveria dhe secili prej anëtarëve të saj përgjigjen për punën e tyre para Kuvendit. Kuvendi mund t’i votojë mosbesimin Qeverisë. Të paktën 20 deputetë mund t’i parashtrojnë mosbesimin Qeverisë. Votimi i besimit në Qeveri bëhet pas kalimit të tri ditëve nga shtrimi i çështjes së besimit”, thuhet në nenin 92 të Kushtetutës së RMV-së.
Vendimi për mosbesimin e Qeverisë merret me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Nëse Qeverisë i jepet votëbesimi, Qeveria është e detyruar të japë dorëheqje, e përcakton Kushtetuta.
I njëjti nen 92 thotë se përsëri çështja e mosbesimit ndaj Qeverisë nuk mund të ngrihet para skadimit të 90 ditëve nga votimi i fundit i besimit, përveç nëse çështja e besimit shtrohet nga shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.
Në nenin 93 të Kushtetutës, ndër të tjera, përcaktohet se Qeveria që ka marrë votëbesim, që ka dhënë dorëheqjen ose që i është ndërprerë mandati për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. FLAKA