Kuvend, ethet e zgjedhjeve kapën edhe deputetët

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 7, 2019 19:24

Kuvend, ethet e zgjedhjeve kapën edhe deputetët

Seanca e Komisionit për Sistem Politikë ku në rend dite ndodhej propozim ligji për nëpunësit administrativë.

Gjorçev: Asnjëherë nuk ka pasur arkiv të mbyllur në Kuvend.

Kiracovski: Gjorçev, po gënjeni, po gënjeni!

Gjorçev: Ti po gënjen!

Kiracovski: Gjorçev, po gënjeni, po gënjeni! Vllatko fillimisht unë jam deputet në Kuvend.

Gjorçev: Ti gënjen edhe atë shumë.

Kiracovski: Koha e sjelljes jodemokratike në Kuvend që moti ka kaluar, më 27 prill të vitit 2017 përfundoi sjellja jodemokratike.

Seanca e Komisionit për Sistem Politikë ku në rend dite ndodhej propozim ligji për nëpunësit administrativë, është kthyer në një arenë akuzash midis deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe atyre të LSDM-së.

Vllatko Gjorçev ka akuzuar kryetarin e Komisionit, Aleksandar Kiracovskin, se ashpër ka thyer procedurat e Kuvendit, duke tentuar të mbajë seancë pa opozitën, teksa, sipas tij, sekretarja e përgjithshme, Cvetanka Ivanovska, ka urdhëruar mbylljen e arkivit të Kuvendit, me qëllim që VMRO të mos ketë mundësi të dorëzojë amendamente.

“Këtë që e bën LSDM në këtë Kuvend, Kiracovski, deputetët e LSDM-së, me urdhër të ministrave të tyre e Cvetanka Ivanovskës dhe të tjerëve, është shkelje e të gjitha procedurave ligjore. Asnjëherë në asnjë kuvend në Maqedoni nuk ka pasur ndalesë për dorëzimin e amendamenteve dhe të fillojnë komisione pa asnjë paralajmërim, të caktuar në mënyrë të parregullt dhe pa prezencën e opozitës”,- tha Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.

Por, Kiracovski i është kundërpërgjigjur Gjorçevit se VMRO po përpiqet të frenojë ligjet në interes të qytetarëve, me qëllim që të përfitojnë pika politike dhe se koha e sjelljes jodemokratike ka kaluar.

“Unë vërtet pyetem dhe i pyes edhe ata, se si ka mundësi arkivi të ketë qenë i mbyllur dhe të jenë dorëzuar mbi 680 amendamente. Akuzojnë se unë si kryetar i komisionit i cili nuk ka të drejtë të udhëheq me shërbimet e Kuvendit, ose dikush nga deputetët ka ndikuar tek shërbimet që të ndërpresin dorëzimin e amendamenteve, që është gënjeshtër e kulluar. Koha e sjelljes jodemokratike dhe e regjimit ka përfunduar më 27 prill të vitit 2017”,- tha Aleksandar Kiracovski nga LSDM.

Shumica parlamentare me procedurë të shkurtër ka nisur ndryshimet e Ligjit për nëpunës administrativë, i cili ka për qëllim avancimin e nëpunësve në administratë. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 7, 2019 19:24