Pakoja e pesë ligjeve të cilat duhet të miratohet në Kuvend e që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D, ka shkaktuar polemika dhe kundërshtime edhe në seancën parlamentare, pyetje deputetësh. Deputetët e opozitës maqedonase i thanë kryeministrit Kovaçevski se ndërtimi i këtyre dy korridoreve është një hajni klasike e Qeverisë.
“Kjo që po ndodhë, është një dhunim institucional, ku kishim mundësi të shohim se si po keqpërdoret procedura e përgjithshme tek ligjet reformuese dhe keqpërdorimin e flamurit evropian, ku reagoi edhe Komisioni Evropian, reagoi ambasadori Geer. Ajo që ndodhi mbrëmë kur keni dorëzuar një marrëveshje të pa kompletuar deri tek KShPK, vetëm po krijon dyshime se ky projekt në vend që të ndërton autostrada, do të jetë projekt i cili do të shkakton plaçkitje historike të mjeteve të qytetarëve.”, – deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski.
Kryeministri Kovaçevski, u kundërpërgjigj se opozita nuk është e interesuar që ta sheh këtë si projekt strategjik dhe ekonomik, por dëshiron me çdo kushte të krijon kriza politike vetëm për të përfituar pikë politike.
“Me këtë projekt nënkuptohen hapjen e 8.000 vendeve të reja të punës për projektim dhe zbatim të dy korridoreve. 1.3 miliardë euro investime të cilat do të ndikojnë në rritje e madhe të BPV më së paku për 2 për qind në nivel vjetor edhe atë në 5 vitet e ardhshme. Me këtë projekt rritet klima për investitorët e huaj dhe do të mundëson edhe hapjen e shumë bizneseve të reja.”, – theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Kundër këtyre ligjeve doli edhe partneri i koalicionit qeveritar, VMRO-Popullore. Deputeti i kësaj partie, Lubço Ballkovski, pohoi se Qeveria ka vështirësi në funksionim.
“Për këto propozim-ligje do të votoj kundër, por ne mbesim në Qeveri. Ne, qëndrimet tona, qofshin pozitive apo negative, çdoherë i themi dhe kjo është kuptimi i demokracisë në një shoqëri, sepse realisht me disa punë në kuadër të koalicionit qeveritar nuk pajtohemi, e të cilat janë në interes të Maqedonisë.”, – u shpreh deputeti i VMRO-Popullore, Lubço Ballkovski.
Ky i fundit dorëzoi deri tek Qeveria propozim për marrjen e vendimit për ndërtimin e zgjidhjes së autostradës për komplet Korridorin 8 nga Kumanova deri në vendkalimin kufitar “Deve Bair” dhe ndërtimin e zgjidhjes autostrade në tërësinë e Korridorit 10 – nga Velesi në Prilep dhe nga Manastiri në pikën kufitare “Mexhitlia”. Kuvendi ende nuk ka kërkuar nga Qeveria dorëzimin e kontratave me kompaninë amerikano-turke “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10, ndërsa marrëveshja si e tillë i është dorëzuar në Prokurori dhe në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit.