Kuvend, vijon debati për zv/ministrat

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 23, 2020 19:19

Kuvend, vijon debati për zv/ministrat

Kuvendi vazhdon debatin për zgjedhjen e zëvendësministrave. Opozita edhe sot ka kritikuar kuadrot e propozuar nga kryeministri  Zaev. Sipas tyre, emrat e propozuar do të emërohen zëvendësministra në Qeveri mafioze. Opozita akuzoi Qeverinë edhe për plane të fshehta për izolim të ri.

Kjo është Qeveri mafioze dhe asgjë më shumë. Vendimi i parë që do të merret nga kjo Qeveri mafioze është izolimi i ri. Mundohen akoma ta ruajnë nga publiku por për disa ditë ose disa javë nga tani,  kryeministri jonë i shpresave do të del para opinionit me dorën në zemër dhe kokën lart do të thotë se jemi të obliguar për këtë”-pohoi Igor Janushev, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Zaev kërkoi nga Janushev të del jashtë Kuvendit dhe akuzat e tij t’i adreson pa u mbrojtur nga imuniteti i deputetit. Zaev përgënjeshtroi pretendimet e opozitës për një izolim të ri kundër pandemisë.

 Dilni jashtë nga kjo foltore dhe konfirmoni këtë që po thoni madje edhe para gjykatave. Deri sot nuk keni pasur asnjë padi penale për shpifje. Kushdo që vjen nga cila do pozitë qoftë nga shkollat ose institucionet tjera askund nuk shkruan se është e ndaluar që persona të caktuar të mos vijnë në funksione të larta shtetërore. Gjithkush vijmë nga diku”-tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Votimi i kandidatëve të propozuar duhet bëhet sot. Pas zgjedhjes së tyre, zëvendësministrat obligohen të japin betimin para kryetarit të Kuvendit. Xhaferi edhe sot shpjegoi se prezencën e propozimeve në sallë nuk e mundëson Rregullorja e Kuvendit dhe në mënyrë plotësuese edhe masat kundër pandemisë. Kryeministri Zaev në Kuvend ka propozuar 16 emra për zëvendësministra, emrat e të cilëve u dakorduan me partnerët e koalicionit gati 1 muaj pas formimit të Qeverisë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 23, 2020 19:19