Kuvendi do të ketë shumicën për votim

Redaksia
By Redaksia 26 Nëntor, 2020 14:08

Kuvendi do të ketë shumicën për votim

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin me gazetarët deklaroi se pret shumicë në seancën e 22-të që duhet të fillojë sot për të votuar nevojën për miratimin e plotësimit të Rregullores së punës të Kuvendit.

Pastaj duhet të mblidhet Komisioni i për çështje të mandatit, i cili duhet t’i shqyrtojë, si dhe amendamentet eventuale.

Xhaferi thotë se tani për tani nuk ka paralajmërime nga opozita për amendamente për plotësim, por thotë se do të jap kohë të mjaftueshme nëse ka nevojë për diçka të tillë.

Opozita, thotë ai, i referohet nenit 69 të Kushtetutës, por nuk thotë se ka amendamente në këtë nen në të cilin potencohet se Kuvendi mund të vendos nëse në seancë merr pjesë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Kuvendi vendos me shumicë të votave nga deputetët e pranishëm, ndërsa me të paktën një të tretën e numrit të përgjithshëm të deputetëve, nëse me Kushtetutë nuk është paraparë shumicë e posaçme. Në nenin e tretë të amendamentit, thotë Xhaferi, qëndron se me këtë amendament zëvendësohet neni 69 i Kushtetutës.

Qëllimi i plotësimit të Rregullores, sip thotë, është që deputetët të kyçen onlajn nëse kanë vendim për izolim dhe nëse janë dy, tre apo pesë, e jo tërë Kuvendi të punojë onlajn.

 
Redaksia
By Redaksia 26 Nëntor, 2020 14:08