Kuvendi i ASH-së në Kumanovë shkarkon kryetarin e degës, Arsim Hasanin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 21:22

Kuvendi i ASH-së në Kumanovë shkarkon kryetarin e degës, Arsim Hasanin

Sonte në zyrat e ASH-së në Kumanovë, kuvendi i degës me shumicë absolute ka shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës Arsim Hasanin.

Arsyet e shkarkimit, sipas kuvendit të kësaj dege, janë shkeljet e shumta e të vazhdueshme statutare dhe mos komunikimi me strukturat e degës dhe me kryetarët e nëndegëve e ku për pasojë, sipas tyre, dega e Kumanovës ishte shndërruar në një degë pasive dhe pa asnjë aktivitet.

“Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të degës është filluar para disa muajve ku kuvendarët e degës kishin tubuar nënshkrime për peticion për shkarkimin e kryetarit të degës.”- thuhet në njoftim.

Kuvendi i degës gjithashtu caktoi edhe shefin e shtabit për zgjedhjet parlamentare të vitit të 2024, ku shef shtabi u caktua Huzeir Mustafi.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 21:22

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare