KV “Universiteti i Tetovës” kualifikohet në finale të kupës së volejbollit të Maqedonisë së Veriut

Desk
By Desk 11 Prill, 2019 17:19

KV “Universiteti i Tetovës” kualifikohet në finale të kupës së volejbollit të Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të kupës së volejbollit për meshkuj të Maqedonisë së Veriut, të mërkurën, më 10 prill 2019, në Tetovë u zhvillua gjysmë finalja e kupës mes KV “Universiteti i Tetovës” dhe KV “Vardari”. Studentët e Universitetit të Tetovës edhe në këtë takim arritën që të triumfojnë ndaj KV “Vardari” me rezultat të përgjithshëm 3 – 1 në sete. Me këtë fitore, KV “Universiteti i Tetovës” kualifikohet në finale të kupës së Maqedonisë, ndërsa emri i finalistit tjetër do të bëhet i ditur pas ndeshjes që do të zhvillohet mes KV “Shutova” dhe KV “Strumica”. Nga KV “Universiteti i Tetovës” shpresojnë se këtë vit kupa e volejbollit të Maqedonisë së Veriut do t’u takojë studentëve tetovarë, pasi që nga fillimi i kampionatit të volejbollit, por edhe i kupës, volejbollistët kanë dëshmuar cilësi të larta në fushë. Flaka

Desk
By Desk 11 Prill, 2019 17:19