Ky është fituesi i aplikacionit më të mirë zviceran për vitin 2021

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 23:28

Ky është fituesi i aplikacionit më të mirë zviceran për vitin 2021

Aplikacioni më i mirë zviceran për vitin 2021 është – “TA-DA”, “Swisstopo”, aplikacioni i hartave dhe gjeodatave, krijuar nga Zyra Federale e Topografisë, transmeton albinfo.ch.

E njohur për “diversitetin e funksioneve, lehtësinë e përdorimit dhe aspektin inovativ”, Swisstopo sapo ka fituar çmimin vjetor “Master of Best of Swiss Apps” në Cyrih, duke mposhtur 183 projekte të tjera për të kapur vendin e parë.

Juria e ekspertëve shpjegoi se “me gjithë pasurinë e madhe të funksioneve, aplikacioni është jashtëzakonisht i lehtë dhe intuitiv për t’u përdorur”. Ai gjithashtu nënvizoi “funksionin e tij panoramik të sofistikuar dhe inovativ”.

Aplikacioni i hartave dhe gjeodatave, i lansuar në verë, është i pajtueshëm me sistemet operative iOS dhe Android dhe ishte shkarkuar tashmë një milion herë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 23:28
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.