Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Shendeti
  • Ky është përbërësi që mbron zemrën dhe gjendet në këto ushqime

Ky është përbërësi që mbron zemrën dhe gjendet në këto ushqime

Shkencëtarët thanë se njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha të proteinës me bazë shtazore ishin 60% më shumë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Loma Linda në Shtetet e Bashkuara dhe Instituti Kombëtar i Kërkimeve Agronomike në Francë, proteinat e arrorëve dhe farave janë mirëbërëse për zemrën, shkruan “AgroWeb”.

Studimi ku morrën pjesë plot 81.000 vetë, nxorri në pah rrezikun në rritje nga sëmundjet e zemrës si pasojë e konsumit të proteinës me bazë shtazore, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët thanë se njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha të proteinës me bazë shtazore ishin 60% më shumë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Arrorët Dhe Farat Kundër Sëmundjeve Të Zemrës 

Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë proteinë nga arrorët dhe farat ishin 40% më pak të rrezikuar nga këto sëmundje.

Në mesin e shkencëtarëve ka lindur prej kohësh idea se arrorët dhe farat janë të mrekullueshëm për shëndetin e zemrës.

Ata kanë qenë dhe mbeten të mendimit se proteina e mishit të kuq e dëmton dhe e dobëson atë.

Mishi i kuq, thanë ata, rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ndaj duhet konsumuar rrallë ose aspak.

Cilët Janë Arrorët Me Më Shumë Proteina?

Në një racion të vetëm (një grusht ose rreth 100 gramë), shumica e arrorëve  ofrojnë 8-18 përqind të proteinës.

Farat dhe arrorët me më shumë proteinë janë:

Farat e kungullit

Kikirikët

Bajamet

Fistikët

Farat e lulediellit

Farat e linit

Farat e susamit

Farat chia,

Shqemet.

Për më tepër, arrorët dhe farat ofrojnë ushqyes të tjerë të dobishëm jo vetëm për zemrën por edhe për imunitetin.

Shkencëtarët shprehen se arrorët dhe farat janë të pasur me fibër, minerale, vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3.

Sipas tyre, farat dhe arrorët duhen konsumuar në gjendjen e tyre natyrale, pra pa kripë dhe vaj të shtuar.

Këto ushqime të shëndetshme mund të përfshihen në receta të ndryshme dhe janë lehtësisht të kombinueshme me barishte dhe në sallata.

Arrorët dhe farat janë një zëvendësues i shëndetshëm i patatinave të kriposura dhe me yndyrë që dëmtojnë organizmin dhe në veçanti zemrën. /Lajmi.net/

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Këto janë disa nga gabimet më të zakonshme që i bëjmë të gjithë kur lajmë dhëmbët
Next: Përse disa njerëzve u shfaqet morthi në dimër? Cilat janë kushtet që e favorizojnë?

Të ngjashme

3 4 shenjat e kancerit të gjirit që s’kanë lidhje fare me dhimbjet apo zonën e kraharorit

4 shenjat e kancerit të gjirit që s’kanë lidhje fare me dhimbjet apo zonën e kraharorit

2 3 produktet natyrale që i ka çdo shtëpi, që trajtojnë dhimbjet e veshit

3 produktet natyrale që i ka çdo shtëpi, që trajtojnë dhimbjet e veshit

1 Gjumi i keq ndikon në qarkullimin e gjakut – Kujdesi që duhet të tregoni

Gjumi i keq ndikon në qarkullimin e gjakut – Kujdesi që duhet të tregoni

TË FUNDIT

Afrim-gashi-vete-1024x572 Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

21-3 Juventus nuk konsideron shitjen e De Ligt, e njofton edhe Raiolan

Juventus nuk konsideron shitjen e De Ligt, e njofton edhe Raiolan

4 “Reper që nga viti 1999”, Majk ndan fotografinë nga fëmijëria

“Reper që nga viti 1999”, Majk ndan fotografinë nga fëmijëria

3 Afërdita Dreshaj uron festën e 8 Marsit teksa edhe zbulon se kur mund të vije foshnja

Afërdita Dreshaj uron festën e 8 Marsit teksa edhe zbulon se kur mund të vije foshnja

2 Skivi publikon projektin e ri muzikor “Kriminele”

Skivi publikon projektin e ri muzikor “Kriminele”

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.