Ky është serbi që hoqi flamujt shqiptarë në rrugët e Beogradit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 00:00

Ky është serbi që hoqi flamujt shqiptarë në rrugët e Beogradit

Dy ditë më parë në rrugët e Beogradit u hoqën me dhunë flamuj shqiptarë që valëviteshin përkrah atij serb. Video që tregonte autorët u shpërnda në rrjetet sociale.

Një nga mediat serbe, Blic.rs shkruan se personi që hoqi flamujt shqiptarë është Nikola Keljanoviq, që cilësohet si djali i njeriut më të pasur të Beogradit. Ai pranoi se kishte bërë thirrje për heqjen masive të flamujve shqiptarë nga në disa rrugë në Beograd, ku ishin vendosur.

https://www.epovid.com/embed/180673621ba9b929ebab

Ai njihet për promovimin e arrogancës, ekstravagancës dhe veseve në rrjetet sociale” shkruan media serbe. I riu është i njohur për autoritetet e drejtësisë në Serbi për shkak të shkeljeve të shumta, megjithatë sërish vazhdon jetën e shthurur.

Siç thotë ai vetë, babai i tij është pronar i një firme ndërtimi dhe nuk mburret me veprimet e të birit, e nëna e mohon shpeshherë se Nikolla është pikërisht fëmija i saj.

Megjithatë, kjo nuk e pengon Keljanoviqin të vazhdojë me mënyrën e tij të jetesës, të cilën ai shpesh e krahason me atë të mbretit të vetëshpallur të Instagramit, Dan Bilzerian.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 00:00