Ky grup po bën mrekullira!
Me performancën e shkëlqyer artistike sonte në mbrëmjen artistike “Gostivari për Gostivarasit” në TV21, grupi i parë i SH.K.A.”Jahi Hasani” Çegran dëshmoi edhe njëherë cilësinë dhe potencën artistike që ka.
Me 17 kostume të ndryshme kombëtare të kombinuara, si dhe me pikën artistike “Suitë me motive të ndryshme nga krahinat shqiptare”, ngjyrosi këtë mbrëmje duke i dhënë bukuri e shkëlqim.
#KrenariaEÇegranit
#KrenariaEGostivarit
#SHKA_JahiHasani