Ky qytet mbushet me garazhe ilegale

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 20:05

Ky qytet mbushet me garazhe ilegale

Nga viti në vit rritet numri i garazheve të montuara dhe sot numri i tyre është mbi 250. Të dhënat të pushtetit vendor thonë se të gjithë këta objekte janë të përkohshme, prandaj ata nuk janë në evidencën e urbanizmit komunal

Në qytetin e Dibrës janë ndërtuar shumë garazhe për automjete por asnjë nga ato nuk ka vendim për legalizim. Duke filluar nga vitet të 80-ta në afërsi të banesave kolektive në qendër të qytetit por edhe në vendbanimin “Venec 1”, banorët të cilët jetonin në ndërtesat kolektive në vendbanimet në fjalë vendosën garazhe montazh, të cilët i shfrytëzonin për automjetet e tyre. Nga viti në vit rritej numri i garazheve të montuara dhe sot numri i tyre është mbi 250. Të dhënat të pushtetit vendor thonë se të gjithë këta objekte janë të përkohshme prandaj ata nuk janë në evidencën e urbanizmit komunal. Në Sektorin për urbanizëm pranë Komunës Dibër u informuam se garazhet të cilat vazhdojnë të ndërtohen vend e pa vend, tani për tani nuk kanë tretman zyrtar. Ata janë objekte të përkohshme dhe në raste kur bëhen ndërtime të ndryshme, një pjesë e tyre prishen nga institucioni kompetent. Gazmend Cami nga Sektori për urbanizëm thekson se garazhet metalike, të cilat janë objekte të përkohshme dhe jo legale në Dibër në një numër të madh janë në pjesën qendrore të qytetit ku janë ndërtesat të hidrocentralit Slilje dhe ndërtesat të tjera të ndërtuara nga shteti deri në vitet të 90-ta.

Poashtu një numër i i madh i këtyre objekteve që përdoren për automjetet janë ndërtuar në afërsi të banesave në lagjet “Venec 1” dhe “Venec 2” në afërsi të Qendrës për kulturë, por edhe në disa pjesë të tjera të qytetit. Kur jemi tek këta objekte jo legale të potencojmë se ata janë prezent në numër më të vogël edhe në lagjet të tjera të Dibrës. “Këta objekte janë të përkohshme për çka nuk janë edhe të dokumentuara në institucionet kompetente”, thotë Cami. Sipas tij, vendime për garazhe jepen në objektet që janë ndërtuar dhe ndërtohen kohëve të fundit. Janë këto garazhet nëntokësore që janë pjesë të ndërtesave kolektive ashtu siç janë edhe pjesët e tjera të një objekti kolektiv.

Nga ana tjetër pronarët të garazheve metalike që në numër të madh janë ndërtuar në afërsi të banesave kolektive të ndërtuara deri në vitet të 90-ta, thonë se me ndërtimin e banesave kolektive pushteti vendor dhe institucioni që ka menaxhuar me banesat kolektive ka mundësuar atë kohë që pronarët të banesave të kenë edhe garazhet metalike të vendosura në një hapësirë në afërsi të ndërtesave. Përfaqësues të këshillit të banesave që gjenden në qendër të qytetit theksojnë se institucionet aktuale duhet ti kenë parasysh edhe vendimet të institucioneve të viteve të 90-ta kur janë ndërtuar banesat kolektive me investime shtetërore.

Ata potencojnë se kanë të drejt ligjore si banorë në banesat kolektive të kenë edhe garazhet e veta, prandaj edhe lokacionet ku janë ndërtuar garazhet në atë kohë janë përcaktuar në afërsi të banesave. Aktualisht në qytete tjera për këta garazhe ka një evidencë plotësuese që bëhet nga sektori i urbanizmit dhe komunat mund të caktojnë taksë për çdo garazh metalike. Ata sqarojnë se në atë kohë ashtu siç është edhe sot për banorët të banesave kolektive shteti ka qenë i detyruar tu caktoj edhe vend për garazhin. Tani për tani në Dibër këto objekte kanë tretman të objekteve të përkohshme dhe deri tani nuk ka patur fërkime me pronarët e këtyre garazheve nga ana e pushtetit vendor. Gjatë një iniciative për të ndërtuar parking në kat, para dy viteve në pjesën ku është prezenca më e madhe e këtyre garazheve, pati reagime të këtyre banorëve që kanë garazhet, duke kërkuar që t’ju jepet mundësi që në garazhet në kat t’ju sigurohet vend për parkimin e automjeteve të tyre. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 20:05

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare