Kyçyk: Kërkojmë largimin e vetos ndaj Maqedonisë me procedurë të shpejtuar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:55

Kyçyk: Kërkojmë largimin e vetos ndaj Maqedonisë me procedurë të shpejtuar

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyçyk i cili vjen nga partia bullgare “Lëvizja për Drejtësi dhe Liri”, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka njoftuar se partia e tij ka propozuar largimin e mënjëhershëm të vetos bullgare ndaj Maqedonisë madje me procedurë të shpejtuar.

Partia “DPS” mori vendimin e guximshëm për të kërkuar një procedurë të shpejtuar parlamentare për heqjen e menjëhershme të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, duke zhbllokuar kështu integrimin e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Kyçyk.

Eurodeputeti bullgar ka shprehur gjithmonë përkrahjen e tij për largimin e vetos bullgare ndaj Maqedonisë.

Në daljet e tija në konferenca mediatike të përbashkëta me përfaqësues të Maqedonisë, Kyçyk është shprehur se fillimi i negociatave me Maqedoninë është edhe në interes të BE-së, prandaj Bullgaria duhet të lëshoj pe dhe të mendoj në të mirë të dy shteteve.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:55