Kylie Jenner kritikohet nga ndjekësit për fustanin “me kokë luani”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Janar, 2023 20:23

Kylie Jenner kritikohet nga ndjekësit për fustanin “me kokë luani”

Modelja dhe manjati i grimit, Kylie Jenner ka marrë pjesë pjesë në shfaqjen e Schiaparelli gjatë Javës së Modës në Paris, ndërsa u pa e veshur me një fustan të zi prej kadifeje pa rripa, të ngjitur me një kokë luani të madhësisë reale – një veshje nga koleksioni i ri që ende nuk kishte dalë në pistë.

“E bukura dhe bisha. Faleminderit Daniel Roseberry dhe Shiaparelli për një mëngjes kaq të veçantë. Më pëlqeu të vishja këtë krijim të artit, të ndërtuar me dorë, duke përdorur materiale të bëra nga njeriu”, ka shkruar Jenner karshi fotove të publikuara nga pjesëmarrja në shfaqje.

Por ndjekësit e saj nuk e donin shumë aksesorin e modës me gëzof, kokën e luanit e cilësuan si “të frikshme”, ndërsa nuk kursyen as kritikat e tyra, shkruan Page Six, transmeton Klankosova.tv.

“Unë jam mirënjohës që është falsifikim, por imazhet janë ende shqetësuese”, shkroi një nga komentuesit, ndërsa një tjetër u shpreh – “Pse mbani kokën e kafshës në fustan? Kjo nuk ka kuptim për mua?”.

“E marr me mend se sa shumë amerikanë do të dynden në Afrikë tani për të marrë aksesorët më të fundit të kafshëve të egra. Promovimi i gjuetisë. Si një afrikano-jugor, kjo është e gabuar në kaq shumë nivele, Mbreti i xhunglës sonë nuk është një deklaratë e modës”, shkroi një komentues tjetër.

Të tjerë e përshkruan veshjen e Jenner-it të frymëzuar nga jeta e egër si “të tmerrshme”, “qesharake” dhe “një nga gabimet e saj më të këqija të modës të të gjitha kohërave”.

Ndërkaq, Roseberry solli influencën e tij nga tre bishat, përfshirë: leopardin që përfaqëson epshin, luanin që simbolizon krenarinë si dhe ujkun që njihet për lakminë e tij.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Janar, 2023 20:23

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare