Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Yjet
  • Kylie Jenner ndihmon spitalin që trajton fëmijët e sëmurë me kancer

Kylie Jenner ndihmon spitalin që trajton fëmijët e sëmurë me kancer

Redaksia

Kylie Jenner kohët e fundit ishte në shënjestër të reagimeve pasi u akuzua për mos dhurimin e ‘mjaftueshëm’ të një shume parash në GoFundMe për të ndihmuar mikun e saj të sëmurë. Por ylli televiziv, 23 vjeçe, mund t’i ketë bërë të heshtin kritikët e saj pasi u zbulua të mërkurën se ajo dhuroi 500 mijë dollarë për Spitalin e Fëmijëve “Monroe Carell Jr.” në Vanderbilt me vendndodhje në Nashville, Tenesi, shkruan DailyMail. Dhurimi i majmë i Jennerit, si dhe ndihma monetare e dhënë nga Roger Daltrey dhe Teen Cancer America e Pete Townshend, shkuan drejt ndërtimit të një hapësire për pacientët, të quajtur “Hey, I’m Here For You Teen Lounge”.

Spitali i Fëmijëve “Monroe Carell Jr.”, shpesh i referuar si Spitali i Fëmijëve Vanderbilt, përshkruhet si ‘një nga spitalet kryesore të fëmijëve në vend dhe më i madhi në juglindje’ që merret me sëmundjet ‘e thjeshta deri tek ato më komplekse’. Kylie bëri donacionin e saj bujar 500 mijë dollarë për nder të mikut të saj të vjetër dhe muzikantit Harry Hudson, i cili u diagnostikua me limfoma të Hodgkin në vitin 2013.

Drejtoresha e përgjithshme e ‘Kylie Cosmetics’ ishte pranë Hudson ndërsa luftonte me kancerin e sistemit limfatik, të cilin me sukses e kapërceu. “Unë jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kylie-t dhe ndikimin që ajo ka pasur në jetën time dhe udhëtimin tim ndaj kancerit. Ajo ka qenë gjithmonë aty për mua dhe së bashku, ne donim të gjenim një mënyrë për të qenë atje për të rinjtë e tjerë që po luftojnë me këtë sëmundje”, tha Hudson në një njoftim për shtyp. “Me ndihmën e “Teen Cancer America”, ne ishim në gjendje të kontribuojmë në ndërtimin e sallës së parë për adoleshencë të quajtur ‘Hey, I’m Here For You’ në Spitalin e Fëmijëve në Vanderbilt – një hapësirë e përshtashme për të rinjtë që i nënshtrohen trajtimit me qëllim që ata të ndjekin pasionet e tyre”, shtoi ai.

Continue Reading

Previous: Turjan Hyska dhe Orinda Huta do të bëhen me një bebushe vajzë
Next: Me një paraqitje atraktive, Rita uron një fundjavë festive për fansat

Të ngjashme

LONDON - JULY 10:  Prince Edward, Earl of Wessex and Prince Philp, Duke of Edinburgh watch the flypast over the Mall of British and US World War II aircraft from the balcony of Buckingham Palace on National Commemoration Day, July 10, 2005, in London, England. (Photo by Anwar Hussein/Getty Images) Princi Edward do të trashëgojë titullin e Princ Filipit

Princi Edward do të trashëgojë titullin e Princ Filipit

Redaksia
Noizy-780x439 “FREESTYLE” nga Noizy pëlqehet në masë të madhe, pushton top listat e Italisë

“FREESTYLE” nga Noizy pëlqehet në masë të madhe, pushton top listat e Italisë

Redaksia
2 “Beteja” mes Tyson dhe Schwarzenegger zhvendoset në një tjetër sport

“Beteja” mes Tyson dhe Schwarzenegger zhvendoset në një tjetër sport

Redaksia

TË FUNDIT

3 Presidenti i PE e kundërshton fuqishëm krijimin e Superligës Evropiane

Presidenti i PE e kundërshton fuqishëm krijimin e Superligës Evropiane

2 Bayerni kundër Superligës, flet Rummenigge

Bayerni kundër Superligës, flet Rummenigge

1 Gary Neville shpërthen pas formimit të Superligës së Evropës

Gary Neville shpërthen pas formimit të Superligës së Evropës

666 SHBA-të kërcënojnë Rusinë, nëse Navalny vdes në burg

SHBA-të kërcënojnë Rusinë, nëse Navalny vdes në burg

517349-UasgcpJad4 Britania lejon koncertet me 5 mijë vetë dhe pa maska dhe distancë

Britania lejon koncertet me 5 mijë vetë dhe pa maska dhe distancë


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.