Laboratori i ASHAM-it për Kovid-19 do të hapet javën e ardhshme

Desk
By Desk April 17, 2020 20:31

Laboratori i ASHAM-it për Kovid-19 do të hapet javën e ardhshme

Fillimisht u premtua se do të hapet këtë të enjte, por laboratori i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë do të hapet javën e ardhshme, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Ajo kërkon kohë. Ne paralajmëruam se do të hapet për një apo dy ditë, por gjatë përgatitjes dolën disa probleme me furnizimin dhe për këtë shkak, u punua intensivisht, sepse menduam se do të lëshohet të enjten. Por nuk ishte gati dhe ajo do të fillojë të punojë javën e ardhshme”, tha Filipçe.

Përndryshe, ky laborator do të shërbejë për realizim të testimeve për Kovid-19.

Desk
By Desk April 17, 2020 20:31