Laboratori i ministrisë së Ekologjisë vërteton ndototjen nga burime të ndryshme

Desk
By Desk March 7, 2020 19:16

Laboratori i ministrisë së Ekologjisë vërteton ndototjen nga burime të ndryshme

Kapacitetet e mëdha por edhe ato të vogla industriale janë të interesuara për emetime më cilësore të gazeve.

Nga Laborartori Qendrore i Ministrisë së Ambientit Jetësor thonë se përskaj kontrolleve të rregullta të inspektoratit po bëhen kontrolle të jashtëzakonshe të mostrave.

Qëllimi është të vërtetohet ndotja nga burime të ndryshme dhe për momentin po kryhen analiza të mostrave të ardhura nga kompani private dhe personave fizik.

“Në varësi të procesit se cili është procesi I fabrikave që kërkojnë matje , ka parametra karakteristik që duhet të analizohen. Subjektet angazhohen për përpilimin e elaboratit për të fituar leje dhe se cilat parametra duhet t’i ndjekin ,cilat janë parametrat kritike”, u shpreh udhëheqës i Laboratorit Qëndror, Afrim Latifi.

Laboratori i vetëm i shtetit për ekologji pas një periudhe të gjatë përsëri ka filluar me përpunimin e analizave.

Nga Resori thonë se aplikimi I standardit të nevojshëm në pajtueshmëri me rregullativën europiane do ta arsyetojë punën në laborator.

Nga qeveria e Finlandës PP sistemi është donacion dhe në të maten emetimet e gazrave nga kapacitetet e industriuve të vogla dhe të mëdha.

Në laborator analizohen mostrat e ujit,tokës emetimi I gazrave dhe zërimi I objekteve

“Duhet të potencoj se ka dallim tani me PM 10 ,ne masim edhe pluhur nga burime stacionare dhe kjo nuk është e njejtë sepse atje punohet më tjetër masë dhe madhësi dhe pm 10 është nga 10 mikronan dhe mat vende me më shumë madhësi .Me kërkesë të tyre duan të bëjnë korrigjim dhe ne bëjmë matjen fillestare”, theksoi Latifi.

Së shpejti pritet të jetë gati edhe harta e zhurmës së qytetit të Shkupit për secilën lagje.

Qëllimi është përmirësimi I ambientit jetësor ,thonë nga ministria Ekologjisë sepse është shume e rëndësishme procesi përputhjes së legjislativës vendore me atë europiane.

Desk
By Desk March 7, 2020 19:16