Lady Gaga rrëfen për jetën e saj plot sfida

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 11 Shtator, 2020 22:55

Lady Gaga rrëfen për jetën e saj plot sfida

Lady Gaga rrëfen se si i ndryshoi jeta nga ngjarjet e dhimbshme dhe cili ka qenë personi që ka ndikuar në suksesin e saj.

Kur Gaga filloi turne dhe biseda me fansat, ata i treguan asaj për shumë përvoja të ngjashme, shkruan lajmi.net.

Duke komunikuar me të rinjtë e tjerë që kishin përjetime të ndryshme, ajo e kuptoi se rrëfimi e historisë së saj mund t’u jepte shpresë të tjerëve dhe i ftoi ata të shprehen lirshëm.

Këto histori u bën arsyeja e krijimit të Fondacionit të njohur “Born This Way” e që u formua më 2012.

Në një intervistë për “Oprah Magazine” ajo ka treguar se cili ka qenë personi që ka ndikuar në të dhe e bëri të famshme.

Këngëtarja është shprehur se ka qenë gjyshja e saj ajo që i ndryshoi totalisht jetën pas përdhunimit në adoleshencë.

“Pasi më përdhunuan qava në shtratin e gjyshes për ditë të tëra. Si përfundim një ditë ajo hapi MTV-në dhe më tha që ta shikoja. Në të po performonte një artiste. Dhe gjyshja më tha: ‘Do të lë të qash gjithë ditën, por nesër do të dalësh sërish jashtë dhe do të ndryshosh botën. Nuk ka më lot”, tha ajo.

Më herët artistja ka treguar se është përdhunuar disa herë gjatë adoleshencës dhe për shkak të kësaj traume ka pasur probleme me shëndetin mendor.

Kujtojmë që Gaga njihet për stilin e saj të veçantë që e bën të duket më unike. /Lajmi.ne

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 11 Shtator, 2020 22:55