I dërguari i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në intervistë për TV21 tha se agresioni rus në Ukrainë ka krijuar një moment të ri, të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë. Lajçak tha se nuk ka dyshim se ardhmëria e Evropës është bashkë me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor si vende anëtare të Bashkimit Evropian.
“Agresioni rus në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka, ka ndryshuar botën dhe gjërat që i kemi marrë si të gatshme, si paqja në Evropë dhe është tragjedi e madhe por në të njëjtën kohë ka ndihmuar rajonin e Ballkanit Perëndimor pasi e qartësoi se Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet në mes të dy realiteteve. Kur flasim për ardhmërinë e Evropës, nuk ka dyshim se e ardhmja e Evropës është Evropa me gjatë vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të BE-së”, deklaroi Lajçak.