Lajm i hidhur për Aleksandër Vuçiç, djali i tij infektohet me CoVid-19! Gjendja shëndetësore është…

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 8, 2020 23:05

Lajm i hidhur për Aleksandër Vuçiç, djali i tij infektohet me CoVid-19! Gjendja shëndetësore është…

Djali i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç është prekur nga koronavirusi.

Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton mbi gjendjen shëndetësore të djalit të tij.

Ai shkruan se djali i tij i madh Danilo ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha se dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im është infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do fitosh. Babi të do, të gjithë të duam!”, ka shkruar Vuçiç.

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 8, 2020 23:05