Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Lajmet e rrejshme sfidë për institucionet dhe mediumet

Lajmet e rrejshme sfidë për institucionet dhe mediumet

Redaksia 2 vjet ago

Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës, përkatësisht Klubi debatues, sot organizoi debat me temë: “Profilet e rrejshme-lajmet e rrejshme, ndikimi dhe rreziku prej tyre”. Ky debat u mbajt pas vizitave që ka realizuar Klubi debatues nëpër shkollat e mesme të Tetovës, ku janë debatuar tema të cilat janë në interes të përgjithshëm.

Koordinatorja e Klubit debatues, Prof. Dr. Drita Mamuti Fazlija, u shpreh se debatet që janë organizuar paraprakisht nëpër shkollat e mesme, drejtorët kanë qenë shumë bashkëpunues, si dhe nxënësit kanë qenë shumë të interesuar për të debatuar në tema të caktuara dhe ky është një barometër se ne duhet të vazhdojmë me aktivitete të tilla.

“Qëllimi i Kubit debatues, që nga themelimi ka qenë përforcimi i bashkëpunimit institucional mes Universitetit të Tetovës, përkatësisht Fakultetit Juridik dhe shkollave të mesme. Këtë iniciativë e kemi nisur që nga muaji mars dhe sot i kemi ftuar të gjitha shkollat e mesme në Universitetin e Tetovës, si dhe në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave kemi caktuar një temë të përbashkët për debat, për të cilën besoj është tejet e nevojshme të diskutohet”, theksoi Prof. Dr. Drita Mahmuti Fazlija.

Për sa i përket temës në fjalë, dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu, vlerësoi se mbajtja e debateve që kanë për qëllim trajtimin dhe diskutimin e problemeve, të cilat origjinën e kanë te rrjetet sociale dhe profilet e rrejshëm, shpërndarja e “lajmeve” të rrejshme, sot është imediate. Këto fenomene ne i shtrojmë për debat, që të njëjtave t’u qasemi me kompetencë, në mënyrë shkencore dhe t’i shqyrtojmë mundësitë e mënjanimit të dukurive që përbëjnë problem real për shoqërinë tonë.

Ndërkaq, Doc. Dr. Bekim Maksuti vuri në dukje se tema e cila po debatohet është një nga problemet më aktuale dhe më sfiduese, e cila gjithnjë e më tepër e prek shoqërinë tonë. “Lajmet e rrejshme paraqesin një sfidë për të gjithë ne, sfidë ndoshta më e madhe për institucionet dhe mediumet të cilët mundohen të jenë në krye të detyrës, duke e ruajtur pavarësinë e tyre, mirëpo nga ana tjetër, duke qenë të luftuar nga ana e atyre që thirren prodhues të lajmeve të rrejshme. Në këtë drejtim, unë do t’i kisha lutur të gjithë qytetarët të jenë vigjilentë dhe mos të bien pre apo të bëhen viktima të fenomenit të lajmeve të rrejshme”, deklaroi Doc. Dr. Bekim Maksuti.

Debatet, tryezat e rrumbullakëta, konferencat shkencore dhe disa veprimtari të tjera janë aktivitete të rëndësishme që organizohen profesionalisht nga Universiteti i Tetovës dhe njësitë akademike të tij. (koha.mk)

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Ambasadorja e re e Malit të Zi ia dorëzoi letrat kredenciale Dimitrovit
Next: Mediat Greke: Rol vendimtar shqiptarët për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Të ngjashme

auto_petkovski-lsquo-bomba-rdquo-e-zaevit-do-ta-rr-euml-zoj-euml-qeverin-euml-video_hd-780x4391614801630 Petkovski: Nëse diaspora e ndihmon shtetin, atëherë është logjike të jetë pjesë e regjistrimit

Petkovski: Nëse diaspora e ndihmon shtetin, atëherë është logjike të jetë pjesë e regjistrimit

Redaksia 16 minuta ago
covid-19-780x470-2 Pesë viktima dhe 807 raste të reja me Covid-19

Pesë viktima dhe 807 raste të reja me Covid-19

Redaksia 2 orë ago
ASH-780x470 ASH-AAA “ndihmon” Qeverinë në luftën kundër korrupsionit

ASH-AAA “ndihmon” Qeverinë në luftën kundër korrupsionit

Redaksia 2 orë ago

TË FUNDIT

slavjanka-petrovska Petrovska: Vërtetuam se Mickoski bënte blof për një shumicë të re

Petrovska: Vërtetuam se Mickoski bënte blof për një shumicë të re

Mucunski Mucunski: Zaev tregoi triumf për shumicën që e ka pasur nga gushti

Mucunski: Zaev tregoi triumf për shumicën që e ka pasur nga gushti

auto_petkovski-lsquo-bomba-rdquo-e-zaevit-do-ta-rr-euml-zoj-euml-qeverin-euml-video_hd-780x4391614801630 Petkovski: Nëse diaspora e ndihmon shtetin, atëherë është logjike të jetë pjesë e regjistrimit

Petkovski: Nëse diaspora e ndihmon shtetin, atëherë është logjike të jetë pjesë e regjistrimit

32 Vuçiq: Nëse në Prishtinë mendojnë se disa rrahje do të krijojnë një shtet për ta, ata po bëjnë llogari pa hanxhi

Vuçiq: Nëse në Prishtinë mendojnë se disa rrahje do të krijojnë një shtet për ta, ata po bëjnë llogari pa hanxhi

termet-ne-greqi Greqia tronditet sërish, tërmet tjetër i fuqishëm

Greqia tronditet sërish, tërmet tjetër i fuqishëm

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.