Lajmet e rreme, ekspertët: Duhet ligj dhe standarde profesionale
Mungesa e Ligjit për rregullimin e portaleve përbën një nga arsyet se pse mijëra lajme të rreme qarkullojnë në internet, por gazetarëve të lajmeve të rreme u qëndrojnë pas qarqe serioze politike, vlerësuan gazetarët dhe njohësit e kësaj çështje gjatë debatit në temë “Të gjitha sekretet e lajmeve të rreme” .
“Lajmet e rrejshme janë një fenomen i rrezikshëm politik. Kuptohet që mund të ndikojnë dhe kjo nuk ka ndodhur për herë të parë e as që do të jetë për herë të fundit që ndodh te ne. Ato janë rezultat i qarqeve serioze politike, pas tyre qëndrojnë resurse financiare, kuadro që i prodhon ato dhe dikush nga aktorët tanë politikë, nëse jo të gjithë. Ata kanë një infrastrukturë të caktuar, të cilët përpiqen përmes mediave të internetit, posaçërisht platformave sociale, të ndërhyjnë në agjendat e rregullta, duke shpërndarë gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta”,- deklaroi gazetari, Sasho Ordanovski.
Mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë fenomen është transparenca, hapja e institucioneve dhe subjekteve politike, thotë zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.
“Për fat të keq, nuk do të mund të parashikoj se si do të rrjedh fushata. Por, shumë me rëndësi është që shumica e mediave në Maqedoni raportojnë me përgjegjësi dhe transparencë. Është fakt se subjektet politike, duke përfshirë edhe ne si Qeveri, vazhdimisht jemi të hapur dhe këtu nuk ka asnjë hendek midis nesh dhe mediave”,- tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Sipas gazetarëve me përvojë nuk ka zgjidhje të suksesshme kundër kësaj sëmundjeje moderne, por një nga rrugët për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme është ngritja e standardeve profesionale nga ana mediave serioze, rregullimi dhe vetë-rregullimi i portaleve. (TVM2)