Lajpcigu gati të merr Rashicën nga Verderi

Lajpcigu gati të merr Rashicën nga Verderi

Ylli i kombëtarës së Kosovës, Milot Rashica, do të largohet nga skuadra e Verder Bremenit , në fund të këtij sezoni. Në rast se skuadra gjermane largohet nga futbolli elitar gjerman, atëherë edhe dëmshpërblimi do të jetë më i ulët.

Situatën te Verder Bremen po tenton të shfrytëzojë Lajpcigu, që sipas të përditshmes gjermane “Bild”, është gati të paguajë 20 mln euro për Rashicën. Sulmuesi kosovar këtë sezon ka shënuar 7 gola në 21 ndeshje.

Ai gjithashtu kërkohet nga Borusia Dortmund, Liverpuli, Uest Hemi, Sautemptoni, Aston Villa dhe Kristal Pallasi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Maj, 2020 21:04

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.