Lamborghini Urus me një pamje krejtësisht tjetër, po lë “gojëhapur” të gjithë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 18, 2020 22:54

Lamborghini Urus me një pamje krejtësisht tjetër, po lë “gojëhapur” të gjithë

Lamborghini Urus ka marrë pamje tjetër, falë projektit të Marius Designhaus.

I quajtur si Md1, Lamborghini Urus i modifikuar është i pajisur me komplet trupi të fortë, duke theksuar stilin agresiv të tij, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.

Në pjesën e përparme, MD1 përmban një amortizator të ridizajnuar, kofano të re dhe pasqyre anash me mbuloja të personalizuara.

 

Ndonëse asnjë modifikim nuk është bërë nën kofano, firma e ka bërë mjaftueshëm të fuqishme modelin standard. Si i tillë, Lamborghini Urus posedon motor 4.8-litërsh të tipit V8 dhe prodhon 641 kuaj-fuqi.

Në anën tjetër, vetura ecën në shpejtësi prej 0 prej 100 km në orë për 3.6 sekonda, teksa shpejtësia maksimale të cilin e përshkon Urus-i është 305 km në orë.

Ndonëse nuk është bërë asnjë detaj i çmimit deri më tani, por kostoja totale nuk do jetë e lirë, meqë Urus-i standard kushton rreth 200 mijë euro. /Lajmi.net/

    

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 18, 2020 22:54