Land Rover është duke punuar vazhdimisht në avancimin e Range Rover të ri

Desk
By Desk April 29, 2020 23:15

Land Rover është duke punuar vazhdimisht në avancimin e Range Rover të ri

Ndalimi i punës si pasojë e situatës me coronavirus, nuk po e ndalon Land Rover që të punoj në versionin e ri të këtij modeli.

Për Land Rover Range Rover të ri, është duke u përgatitur një version i ri, në mënyrë që ta zëvendësojë modelin aktual që është në treg që nga viti 2012, ndërsa situata me coronavirus nuk është duke e ndaluar që të arrijë sa më i avancuar.

Sipas Autocar, prodhuesi është duke punuar vazhdimisht në zhvillimin Range Rover Mk V, që të jetë gati për ta lansuar vitin që vjen ashtu si ka planifikuar.

Kjo makinë, është parë duke u testuar para dy muajsh në mot të ftohtë, derisa është vetëm çështje kohe, kur do ta shohim duke u testuar në mot të nxehtë.

Meqenëse lansimi i Land Rover Defender është anuluar si pasojë e pandemisë, Range Rover i ri është një makinë shumë e rëndësishme për Land Rover dhe pritet ta sjellë në mënyrë më të mirë të mundshme.

Sikur modeli aktual edhe Range Rover i ri, pritet ta ketë platformën standarde si dhe tjetrën me bazë më të zgjeruar të rrotave, si dhe Modular Longitudinal Architecture të përshtatshëm për hibridë dhe makinë që mbushen në tërësi me rrymë.

Që t’i kursejë pronarët, për të mos bërë kontrolle në garazhe të ndryshme, Land Rover e ka mundësuar që të përditësohet nga afërsia në mënyrë digjitale. 

 

Desk
By Desk April 29, 2020 23:15