Laporta: Silva? Vetëm nëse trajneri kërkon përforcime

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 19:28

Laporta: Silva? Vetëm nëse trajneri kërkon përforcime

Zhoan Laporta ishte i pranishëm gjatë prezantimit të Zhull Kounde. Presidenti i Barcelonës foli për nënshkrimet e reja, të cilat duhet të regjistrohen deri më 13 gusht dhe për objektivat e së ardhmes.

“Ne jemi optimistë, po bëjmë gjithçka që është e mundur për të regjistruar nënshkrimet e reja. Shpresoj që interpretimi që i bëjmë rregullores të jetë njësoj si liga e futbollit. Ka kohë deri më 13 gusht”, do të theksonte fillimisht numri një i klubit.

Lojtari i Mançester Sitit, Bernardo Silva është përfolur shumë kohët e fundit për një kalim në “Camp Nou”, ndërsa për këtë ka dhënë mendimin e tij edhe Laporta.

“Së pari duhet të regjistrojmë lojtarët, pastaj të shohim se çfarë të bëjmë nëse trajneri kërkon më shumë përforcime”, ka përfunduar presidenti i Barçës. /albeu/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 19:28