Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Larg deri te arritja e imunitetit kolektiv

Larg deri te arritja e imunitetit kolektiv

Redaksia

Nëse vazhdon me këtë tempo të vaksinimit, me vetëm afër 730 vaksina në ditë – atëherë Maqedonisë do t’i duhen vendit tonë më shumë se 11 vite për ta vaksinuar mbi 70 për qind të popullsisë dhe me këtë, ta arrijë imunitetin kolektiv.

Më 17 shkurt, në Maqedoninë e Veriut nisi vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë kundër virusit korona me mbi 4000 doza vaksina Pfizer, që vendi ynë i mori donacion nga Serbia. Deri më tani, vendi ynë ka 78 mijë vaksina, prej të cilave 48 mijë donacion nga Qeveria e Serbisë dhe vetëm 30.000 vaksina të AstraZeneca, që kanë ardhur si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë me kompaninë në fjalë. Megjithatë, nëse vazhdon me këtë tempo të vaksinimit, me vetëm afër 730 vaksina në ditë – atëherë Maqedonisë do t’i duhen vendit tonë më shumë se 11 vite për ta vaksinuar mbi 70 për qind të popullsisë dhe me këtë, ta arrijë imunitetin kolektiv.

Sipas paralajmërimeve, Qeveria ka rënë dakord për 833 mijë doza të vaksinës AstraZeneka përmes sistemit KOVAKS, 800 mijë doza nga Pfizer dhe nga 200 mijë doza Sinofarm dhe Sputnik V. Të gjithë këto vaksina, siç thonë autoritetet shëndetësore në vend, do të duhen të arrijnë brenda vitit. Që nga kjo javë ka filluar edhe imunizimi masiv i popullsisë kundër virusit korona. Edhe pse ishte paralajmëruar që javën e kaluar, imunizimi i policëve, ushtarëve, gazetarëve, shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, edukatorët në kopshte, të punësuarit në pikat pagesore dhe të tjerë… akoma nuk janë vaksinuar. Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se akoma nuk ka përfunduar vaksinimi i moshës së tretë, ndërsa në terren punon ekip prej 20 infermiereve dhe pesë mjekëve në dy ndërrime. Në sallën sportive ka vende të caktuara ku vaksinimi mbikëqyret prej 15 deri 20 minuta. Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është arsyetuar se rrjedha natyrore e pandemisë, zbatimi i vaksinimit dhe arritja e imunitetit kolektiv – janë disa nga elementet kryesor që mund të përcaktojnë rrjedhën e pandemisë.

“Ende nuk ka përgjigje se kur mund të rikthehemi në realitet. Fokusi është tek vaksinimi dhe respektimi i masave ekzistuese pas vaksinimit. Ka shumë vende ku vdekshmëria është më e lartë. Vala është e fortë, forma e sëmundjes është e rëndë, madje edhe tek të rinjtë që nuk kanë sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo formë e mutacionit jep këtë formë të sëmundjes”, thotë Filipçe, ndërsa beson që udhëheqësit e KOM-it dhe BFI-së nuk do t’i ftojnë besimtarët në tubime masive në faltore, me çka do të kontribuonin për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Ndryshe, nga vendet e rajonit, me imunizim kryeson Serbia dhe Shqipëria. Të dhënat zyrtare tregojnë se nëse në këto dy vendeve vaksinimi vazhdon me këtë ritëm të shpejtë, imunizimi i mbi 70 për qind të popullsisë në Serbi dhe Shqipëri do të përfundojë nga dhjetori i këtij viti. (koha.mk)

Continue Reading

Previous: Shifrat Covid, reagon VMRO-DPMNE: Njerëzit vdesin, askush nuk mban përgjegjësi
Next: Jeta bëhet më e shtrenjtë për 2.1 për qind

Të ngjashme

Covid-19.-Cisl-Veneto-dona-un-respiratore-polmonare-alla-Protezione-Civile Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Redaksia
173455918_290493249134615_533450765914680671_n 30 ditë paraburgim për tetovarin që policia ia morri Hammerin dhe i konfiskoi drogë

30 ditë paraburgim për tetovarin që policia ia morri Hammerin dhe i konfiskoi drogë

Redaksia
164268_540928012624781_2100511455_n Shoqata e mjekëve të Maqedonisë, momenti i fundit për reflektim!

Shoqata e mjekëve të Maqedonisë, momenti i fundit për reflektim!

Redaksia

TË FUNDIT

Dortmund's Ansgar Knauff, bottom, celebrates after scoring his side's third goal during the German Bundesliga soccer match between Stuttgart and Dortmund at the Mercedes-Benz Arena stadium in Stuttgart, Germany, Saturday, April 10, 2021. (Tom Weller/Pool via AP) Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Met-Gala-comp-780x470 Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Porto's Mehdi Taremi scores his side's opening goal during the Champions League quarter final second leg soccer match between Chelsea and Porto at the Ramon Sanchez Pizjuan stadium, in Seville, Spain, Tuesday, April 13, 2021. (AP Photo/Angel Fernandez) Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

baj Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Covid-19.-Cisl-Veneto-dona-un-respiratore-polmonare-alla-Protezione-Civile Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.