Largimi i punëtorëve si pasojë e krizës, IShP: Nëse s’ka shkelje ligjore, s’i ndihmojmë dot

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 19:20

Largimi i punëtorëve si pasojë e krizës, IShP: Nëse s’ka shkelje ligjore, s’i ndihmojmë dot

Qytetarët ankohen se shumë punëdhënës kanë pushuar njerëz nga puna për shkak të vështirësive të shkaktuara në aktivitetin e shumë ndërmarrjeve nga virusi Korona.

Në mars inspektoriati i punës ka pranuar 148 ankesa për pushim nga puna në këtë periudhë. Nga inspektoriati sigurojnë se do të hetojnë dhe sanksionojë kompanitë që kanë larguar punëtorë si pasojë e krizës.

Por drejtori i inspektoriatit, Alajdin Avziu sqaron se nëse nuk ka shkelje ligjore për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, inspektoriati nuk ka mundësi të kërkojë kthimin e këtyre njerëzve në punë.

“Inspektorati Shtetëror i Punës nuk ka shkop magjik për t’i rikthyer njerëzit në punë. Inspektorati kontrollon procedurën e pushimit nga puna, nëse është në përputhje me ligjin ne nuk mund të bëjmë asgjë, por nëse ka shkelje të Ligjit të Punës, atëherë do të veprojmë. I nxis qytetarët të raportojnë”, u shpreh drejtori i sinpektoriatit shtetëror të punës, Alajdin Avziu.

Sipas të dhënave në ueb faqen e Inspektoratit për Punë, janë parashtruar 1.445 ankesa deri në fund të marsit, 194 për shkeljen e së drejtës për lirimin e njërit prind nga puna nëse ka fëmijë deri në moshën 10 vjeç.

282 ankesa tjera janë me baza të ndryshme për shkelje të të drejtave të punonjësve. Inspektoriati ka vënë në dispozicion murat për ankesa 3296 – 310 dhe 3116 -110 por mund të ankoheni edhe në mënyrë elektronike në poplaki@dit.gov.mk

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 19:20