Laura Fazliu me medalje të artë, Akil Gjakova arrin të ajo e bronztë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Qershor, 2022 22:18

Laura Fazliu me medalje të artë, Akil Gjakova arrin të ajo e bronztë

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri. Kosova ka fituar edhe një medalje në “Oran 2022”, duke dërguar në katër numrin e tyre. Laura në finale arriti të mposht me ‘pikë të artë’ spanjollen Perez Cabana dhe ta fitojë medaljen e artë. Kjo ishte medalja e dytë e artë e Kosovës në “Oran 2022”, pasi dje fitoi edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Flaka Loxha fitoi të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë në xhudo, ndërsa Shpejtim Bajoku në boks. Ndryshe, në raundin e parë, xhudistja jonë kaloi pa lojë, në të dytin mposhti kroaten Iva Oberan, ndërsa në gjysmëfinale ajo mundi algjeriane, Amina Belkadi.

Ndërkohë Akil Gjakova arriti ta fitojë të bronztën me anë të repesazhit, ku mposhti italianin Manuel Lombardo. Fitorja e Akilit erdhi me ‘golden score’ për të siguruar medaljen e radhës për Kosovën.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Qershor, 2022 22:18

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare