Lavrov u takua me Osmanin dhe shefin e diplomacisë së Maltës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Nëntor, 2023 21:54

Lavrov u takua me Osmanin dhe shefin e diplomacisë së Maltës

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, pasdite është takuar me kryetarin e OSBE-së, Bujar Osmani dhe shefin e diplomacisë së Maltës, Jan Borg, përcjell FLAKA.

“Sergei Lavrov me ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Maltës – kryetarët aktualë dhe të ardhshëm të OSBE-së”, njoftoi në Facebook ambasada ruse në vend.

Dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, akuzohet për provokim gjatë takimit të OSBE-së. Sipas postimit në Telegram, Zakharova thotë se në vendin që ishte për Rusinë, ka dalë një fletë ku shkruhej e rezervuar për NATO-n.

“Në tavolinat në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së ka një manifestim të qartë të asaj që Sergej Lavrov foli në fjalimin e tij: nën presionin e Shteteve të Bashkuara, logjika e OSBE-së po zëvendësohet nga ideologji agresive e NATO-s”, thotë Zakharova. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Nëntor, 2023 21:54

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare