Lazio nxjerr në shitje Hysaj

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 13:25

Lazio nxjerr në shitje Hysaj

Shqiptari jashtë planeve, Valencia pa fonde të mjaftueshme për shkodranin

E ardhmja e Elseid Hysaj nuk është e sigurtë te Lazio. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është vënë në listën e largimeve të merkatos së kësaj vere. Problemi është se për Hysaj nuk ka shumë oferta. Më saktë vetëm Valencia ka shfaqur interesim, por klubi spanjoll ka vështirësi ekonomike dhe deri më tani nuk kanë paraqitur një ofertë konkrete.

Lazio është gati ta lërë të lirë Hysaj edhe falas në mënyrë që të lirohet nga paga e tij. Sarri kërkon në kryeqytet Emerson Palmieri, por më parë duhet larguar një lojtar, detaje këto që mund të sjellin një bashkim të Hysaj me ish-trajnerin e tij Gennaro Gattuso.

Valencia i ka ofruar Lazio rreth 3 milionë Euro për Hysajn, 2 milionë Euro nën çmimin e kërkuar nga bardhekaltërit. 28-vjeçari nuk ka shkëlqyer me kryeqytetasit në sezonin e tij të parë, duke luajtur 38 ndeshje dhe shënuar 1 gol.

Hysaj u transferua nga Lazio te Napoli me parametra zero, pas 6 sezoneve të kaluara te jugorët. Lazio ka pësuar shumë ndryshime në këtë merkato vere, duke firmosur me 7 futbollistë dhe për t’i krijuar hapësira atyre duhet edhe për të sakrifikuar.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 13:25