Opozita shqiptare komenton deklaratën e Viçiqit, Seferi: Mos u bëni mashë e tij

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Shkurt, 2024 19:34

Opozita shqiptare komenton deklaratën e Viçiqit, Seferi: Mos u bëni mashë e tij

“Në një prononcim për mediat serbe nga Nju Jorku, kryetari serb, Vuçiq, ndër të tjera, tha se “synimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është që ta mposhtë Ali Ahmetin dhe BDI-në”. Nuk është me rëndësi kjo gënjeshtër e kulluar e Vuçiqit, sa është i çuditshëm pozicionimi i tij në krah të Ali Ahmetit”, thonë nga partia e Izet Mexhitit.

Sipas LD, një gjë është e qartë, fushata kundër opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, tashmë po merr karakter ndërkombëtar dhe po bëhet objekt brengosës i protagonistëve kryesor të Open Ballkanit, të cilët në periudhën që do të pasojë do të jenë edhe më aktiv për ta mbajtur BDI-në e Artan Grubit në pushtet. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë të qartë se nuk ka asgjë nga trillimet rreth pjesëmarrjes së partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë së Veriut.

“Në fakt, BDI tashmë është e frikësuar deri në palcë nga humbja që do t’i vijë me 8 maj, ndaj dhe nuk zgjedh mjete për të mbijetuar, po qoftë edhe përmes porosive indirekte për diskreditimin e Kurtit, i cili, është e pritshme të akuzohet edhe më shumë vetëm e vetëm pse ka mendim ndryshe për opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Tash shtrohet pyetja: po ky pozicionim i Vuçiqit në krah të Ali Ahmetit, a nuk është përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut”, pyesin nga Lëvizja Demokrarike.

“Fushatës politike të kësaj garniture të vjetërsuar sonte çuditërisht i është bashkangjitur edhe armiku i përbetuar i shqiptarëve – Serbia. Në një deklaratë të Presidentit Aleksandër Vuçiç, ku i del në ndihmë kreut të BDI-së Ali Ahmeti tregon qartë se ata bashkëpunojnë edhe me shtetet që vranë, e prenë shqiptarë të pafajshëm vetëm e vetëm për të ruajtur pushtetin e tyre. Me vet faktin që Presidenti Serb, përmend frikën e Ahmetit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e ditur se ai jep mbështetje forcave progresiste opozitare shqiptare me orientim të pastër perëndimor dhe Amerikan, tregon se ndryshimi është afër dhe se BDI dhe Ahmeti aleat të vetëm kanë Serbin dhe Vuçiçin, duke u’a kthyer shpinën të tjerëve”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA, sipas së cilës ky qëndrim i kreut të Serbisë tregon qartë pse BDI, së bashku me Bujarin, Artanin dhe Aliun mbronin idenë e “Open-Ballkanit”.

“Lëvizja BESA ndjehet edhe njëherë shumë krenare dhe ballë hapur para shqiptarëve, që kundërshtoj fuqishëm planet serbe (së bashku me argatët shqiptar) që dëshironin të krijojnë një “mini-Jugosllavi” të re pa BE-në brenda”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

”Prej sonte beteja jonë politike është bërë edhe më e qartë. Pyetja e zgjedhjeve të 8 majit do të jetë: “A jeni me Vuçiqin e Serbisë e Ali Ahmetin apo jeni me opozitën e bashkuar shqiptare – Lidhja Europiane për Ndryshim dhe Albin Kurtin?”.
Më pastër se kaq nuk mund të bëhej. Njësoj edhe më lehtë për të vendosur”, thotë Afrim Gashi i Alternativës.

”Një vëmendje aspak e natyrshme po vjen nga Beogradi drejt Maqedonisë. President serb Aleksandër Vuçiç është shprehur për zgjedhjet tek ne duke qarë hallin e kujt?!
Të ndonjë lideri maqedonas ultra-nacionalist do mendonte çdo njeri duke u mbështetur në historinë e Vuçiçit?! Jo! Besojeni apo jo po Aleksandër Vuçiç i ka qarë hallin Ali Ahmetit!!! Ka thënë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, do të fitojë mbi Ali Ahmetin dhe do të qeverisi Maqedoninë”, shkruan Arben Taravari i cili parashtron disa pyetje.

1.Prej kur Ali Ahmeti është në interesat serbe aq shumë madje sa atë ta cilësojnë si lider të Maqedonisë?!

2.Mirë Artan Grubi është në krizë ankthi dhe e kuptojmë që i flet deliri kur blasfemon duke e vendosur Ali Ahmetin në pozitat e Zotit…por Vuçiç?!

3.Pse ta përjetojë me kaq ankth humbjen e pritshme të Ahmetit?!

4.Si mundet që një serb si Vuçiç që nuk i ka fare me sy të mirë shqiptarët (përjashto disa nga Shqipëria), t’i bëj Fushatë Ali Ahmetit?!

Pyetje, pyetje, pyetje…me përgjigje që i di ndoshta vetëm Aliu dhe Aleksandri, shkruan Taravari.

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi nëpërmes një statusi në rrjetin socail “Facebook”, ka reaguar duke thënë se VMRO nuk po kursen asgjë nga lidhjet e veta Serbo-Ruse për ti dal në ndihmë derivateve të BDI-së në opozitën e frymëzuar nga Mickoski.

Sipas Ademit, në këtë kontekst angazhohet edhe Vuçiqi, miku personal i Mickoskit, që të ndërhyjë në zgjedhjet në Maqedoni.

“Vuçiqin, ithtarin e Millosheviqit, Ali Ahmeti e ka fituar në luftë bashkë me Hashimin, Ramushin, Kadrinë, Rexhepin, Adem e Hamzë Jasharin, Fehmi e Xhevë Lladrovcin. Frontin e forcave pro europiane nuk e ndal asnjë lidhje maqedono-serbo-ruse në ndihmë të derivateve të BDI-së!”, ka shkruar mes tjerash Ademi.

Prononcimi i Vuçiqit ka ngallur reagimin e analistëve. Për analistin Sefer Selimi, Vuçiq e di që deklaratat e tij kanë efekt të kundër tek shqiptarët.

“E kuptoj nevojën për propagandë partiake dhe polarizimin aktual politik por vërtetë mendoni që Vuçiç nuk e din që deklarata e tij kanë efekt të kundër tek shqiptarët dhe në fakt e dëmton atë që e “lëvdon”? Keni plot argumente përtej Vuçiçit, mos u bëni mashë e tij”, shprehet Selimi.

Ka reaguar edhe aktivisti i shoqërisë civile, Pajtim Saiti.

”Është një fakt i pakontestueshëm se mbijetesa dhe ekzistenca e shqiptarëve si komb në histori jo të largët, gjegjësisht me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë ushtarake në Kosovë, vulosi orientimin e pakontestueshëm të shqiptarëve drejtë BE-së dhe SHBA-së. Si rrjedhojë shumica absolute e popullit shqiptar në RMV dhe jo vetëm, janë pro amerikanë dhe pro evropian”, shton Saiti.

Nga ana tjetër ndikimi i drejtpërdrejtë rus, shton ai, tek ne si shqiptarë nuk kalon dhe si rrjedhojë RMV mban kursin perëndimor.

“Kam dilemën se intelegjenca ruse kërkonë alternativa që të shtrijnë ndikimin e tyre në RMV përmes subjekteve të ndryshme në shoqëri, ashtu siç më e ka bë në disa shtete të Ballkanit Perëndimor. Për fat të keq të shqiptarëve në RMV, mendoj që rusët kanë zgjedhur alternativën e ndikimit indirekt dhe nëpërmjet një populli si vllezër të shqiptarëve”, shton Saiti.

“Pyes veten, a do të kaloj tek shqiptarët e RMV kjo manovër ruse? E si rrjedhojë RMV të ndërojë kursin e vet perëndimorë. Unë dua të besoj se nuk kalon!”, pyet Saiti.

Reagoi edhe sekretari i degës së BDI në Gostivar, Fidan Jusufi. Sipas tij, udhëheqësit të Shtetit Serb, Vuçiç i nevojitet një qeverisje në RMV, nga subjektet politike VMRO, e cila sa ishte pjesë e qeverisjes ishte kundër pranimit të Kosovës si Shtet të pavarur dhe Levicës e cila nga ana tjetër ka përcaktim programor tërheqjen e njohjes së Republikës së Kosovës nga RMV, dhe parapëlqimi i tyre për të bashkëqeverisë me partitë opozitare shqiptare, që lehtë kuptohet nga deklarimet e tyre të përditshme publike, na vendos para sprovës deklaratave të tilla t’ua kuptojmë qëllimet përfundimtare!

”Në fillim Kurti, tash edhe Vuçiç, mundohen me çdo kusht të përfshihen në zgjedhjet Parlamentare të RMV-së – dhe Pyetja që shtrohet në kët rast, ështe nëse e kan me Kordinim a pa Kordinim (Kurti-Vuçiq-Mickovski). Mendoj, se jemi aq të vetëdijshëm dhe mjaftueshëm njohës të rrethanave, saqë deklaratat që lëshohen, i kuptojmë dhe deshifrojmë drejtë, në kontekstin e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë për të ndikuar në rezultatin zgjedhor, me qëllim që të krijohet një qeverisje sipas interesave të tyre, për të pasur RMV stagnim në rrugën Evropiane dhe qeverisje jo stabile, me mundësi ndezjen e sërishme të mosmarrveshjeve dhe keqësimin e marrëdhënjeve ndëretnike, që në instancë të fundit është vetëm interes i Serbisë”, shton Jusufi.

Ai shton që do të kisha besuar në pretendimet e fundit të liderëve opozitarë në RMV për deklaratat e tipit të Vuçiçit që ata i interpetojnë si ju konvenon atyre, nëse ky i fundit vendos dhe përkulet para emblemës së Ushrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, bashkëthemelues i të cilave me shumë shokë, është, kush tjetër pos Ali Ahmetit. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Shkurt, 2024 19:34

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare