LDK-ja refuzon ftesën e Kurtit, Hoti thotë se kjo qeveri i ka ditët e numëruara

Desk
By Desk April 18, 2020 20:13

LDK-ja refuzon ftesën e Kurtit, Hoti thotë se kjo qeveri i ka ditët e numëruara

Ish-zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai madje thotë se nuk ka nevojë për një tryezë të tillë politike me një qeveri që i ka ditët e numëruara.

Hoti ka akuzuar Kurtin për vendimet e fundit për kufizimin e lëvizjes së lirë, duke i quajtur kundër-kushtetuese.
Ai ka ka kërkuar që sa më parë të formohet qeveria e re, e cila sipas tij nuk duhet të shkel Kushtetutën e vendit.

Ky është postimi i Hotit i plotë në FB:

Vlerësoj se nuk ka nevoje per tryeze politike me nje qeveri qe i ka ditet e numeruara, e rrjedhimisht nuk mund te marre kurrfare zotimesh, dhe qe dy here radhazi e shkel kushtetuten.

Masat per kufizim te levizjes jane marre pa u konsultuar me askend. Sa une isha ne qeveri, personalisht i pata kerkuar te mos e nenshkruante ate vendim, sepse kishim dyshime p er shkelje kushtetuese. Edhe pas aktgjykimit te Gjykates Kushtetuese, ky ndermori masa ne kundershtim me ate aktgjykim si dhe masa per mbeshtetje per biznese prape pa konsultim me askend.

Ne fakt, plot vendime te qeverise imponoheshin nga ai pa asnje konsultim paraprak, duke i kthyer ministrat ne makineri votimi. Pak humor, por eshte fakt se disa here me pare kane ardhur ministrat ne takimin e qeverise e mandej iu eshte shperndare agjenda e takimit.

Prandaj, edhe kjo tryeze qe ka ftuar nuk sherben per asgje. Sepse ai nuk eshte i gatshem te punoje me te tjeret, sic u pa ne 52 dite te qeverisjes me qendrimin e tij autoritar dhe vendimet arbitrare, qe quan ne nderprerjen e bashkepunimit me LDK dhe shkarkimin e tij.

Tani, ne vend qe ai vete te kerkoje qe sa me pare te dorezoje detyren, pasi 82 deputete ia kane hequr besimin qe te qeverise me vendin, ai bene lloj lloj maniverzime procedurale per te qendruar ne pushtet.

Prandaj, duhet te themelohet sa me pare n je Qeveri e re qe nuk e shkel kushtetuten, qe eshte profesionale, komunikuese me te gjithe, me mentalitet demokratik, qe nderton konsensus shoqeror, qe bashkepunon me bizneset, akademine, shoqerine civile dhe ne vecanti me miqte nderkombetare, per te tejkaluar krizen me pandemine dhe per te rimekembur ekonomine.

Desk
By Desk April 18, 2020 20:13