Le të flasim për sfidat dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, diskutim në Gostivar

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 24 Janar, 2023 18:02 Updated

Le të flasim për sfidat dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, diskutim në Gostivar

Sot në Qendrën Rinore dhe të Komunitetit (YCC) në Gostivar u mbajt diskutimi “Le të flasim
për sfidat dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut” me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara
të Amerikës në Shkup, Ambasadorja Angela Price Aggeler.

Kjo ngjarje u organizua nga Shoqata për avancimin e demokracisë – Democracy Lab dhe Qendra Rinore dhe e Komunitetit (YCC). Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Arben Taravari, kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit z. Valbon Limani, si dhe anëtarë të Këshillit të Komunës së Gostivarit – përfaqësues të partive të ndryshme politike. Poashtu, të pranishëm ishin edhe kryetarët e degëve të partive politike si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme publike dhe të sektorit civil, vullnetarë të YCC-së, aktivistë e të rinj të tjerë.

Tema e këtij diskutimi ishte e ardhmja e Maqedoninsë së Veriut dhe sfidat me të cilat përballet ajo si dhe qytetarët e saj. Gjatë diskutimit gjithashtu u diskutua për korrupsionin, reformat në sistemin gjyqësor, listat e zyrtarëve dhe sanskionet e mundshme të ShBA-së, rritja ekonomike në Maqedoninë e Veriut, anëtarësimi në BE, si dhe krijimi i mundësive në mënyrë që të rinjtë të mendojnë se kanë ardhmëri këtu dhe nuk duhet të largohen nga vendi.

Në fjalën e saj lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit, ambasadorja Angela Price Aggeler theksoi: “Unë besoj në këtë vend, e shoh mundësinë këtu. Qytetarët kanë bërë gjënë e duhur edhe më parë dhe do ta bëjnë sërish”.

Të pranishmit patën mundësinë të ndajnë pikëpamjet, mendimet, përvojat e tyre si dhe të shtrojnë pyetje për këtë temë. Debati interaktiv kontribuoi në pjesëmarrjen aktive të të pranishmëve, gjë që ndihmoi në zbulimin e sfidave kryesore, problemeve dhe zgjidhjeve të mundshme në lidhje me të ardhmen e shtetit. Flaka

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 24 Janar, 2023 18:02 Updated