Leart Paqarada kërkohet nga gjiganti gjerman

Desk
By Desk April 27, 2020 20:13

Leart Paqarada kërkohet nga gjiganti gjerman

Mbrojtësi i majtë i Përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada, në edicionin e ri të futbollit mund të jetë pjesë e skuadrës së madhe gjermane Werder Bremen.

Lajmin e ka bërë të ditur 90min.de, e cila shkruan se Paqarada është në listën e futbollistëve për të cilët po interesohet Werderi.

Ndërsa, vetë Learti për GazetaObjektiv ka thënë se ende nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen, megjithëse interesim për shërbimet e tij ka nga disa skuadra. “Nuk ka diçka konkrete, por janë disa skuadra të interesuara, ndër to edhe Werder Bremen. Megjithatë, nuk kam nevojë të ngutem. Fillimisht jam duke punuar me përkushtim për t’u rikthyer me sukses në stinorin e ndërprerë për shkak të koronavirusit, e pastaj të mendoj për edicionin e ardhshëm”, ka thënë Paqarada për Objektiv.com.

Mbrojtësi 25-vjeçar aktualisht është pjesë e skuadrës Sandhausen, ndërsa hapat e parë si futbollist i ka marrë pikërisht te Werder Bremen, para se të kalonte te Bayer Leverkusen e më pas te Sandhausen.

Përveç kësaj, Learti ka luajtur edhe për Kombëtaren e Gjermanisë U16 dhe U17, pastaj për Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa që nga viti 2014 është anëtar i Përfaqësueses së Kosovës.

Desk
By Desk April 27, 2020 20:13