Legjenda e Man Utd sulmon klubin: Ata duken si skuadër për fëmijë

Desk
By Desk November 5, 2020 20:11

Legjenda e Man Utd sulmon klubin: Ata duken si skuadër për fëmijë

Humbja e Manchester United nga Basaksekir në Ligën e Kampionëve intensifikoi edhe më shumë kritikat ndaj skuadrës dhe menaxherit.

Legjenda e klubit, Paul Scholes, ishte më i ashpër në kritika dhe e quajti United një “ekip për fëmijë”.

“Kjo është komike, kjo është qesharake, me të vërtetë. Duhet të kesh një lojtar në mes të fushës kur ke një korner. Ju mund të shihni se si Mike Phelan i tha Matic se duhet të kthehej. Kështu reagojnë fëmijët deri në 10 vjeç. United për momentin duket si një ekip për fëmijë”, tha Scholes.

“E kuptoj nëse është një minutë e fundit, ju po përpiqeni të shënoni një gol me çdo kusht, por kjo ndodhi pas 15 minutash. Kjo është e turpshme. Unë nuk e di se çfarë po bënin lojtarët në mbrojtje”, vijoi anglezi për golin e parë të pësuar nga Djajtë e Kuq mbrëmë. /Lajmi.net/ 

Desk
By Desk November 5, 2020 20:11