Legjendarja Klaudia Kardinale dhe fituesi i Oskarit Roxher Dikins mbërritën në Maqedoni

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 21 Shtator, 2018 19:29

Legjendarja Klaudia Kardinale dhe fituesi i Oskarit Roxher Dikins mbërritën në Maqedoni

Aktorja e madhe italiane dhe botërore Klaudia Kardinale, si dhe fituesi i Oskarit Roxher Dikins sot në orët e pasdites mbërritën në Maqedoni.

Klaudia Kardinale mbërriti me vajzën e saj, e cila quhet njëjtë si ajo, Klaudia dhe edhe pse paksa e lodhur, ajo në aeroportin në Shkup ishte e interesuar ta njoftojë vendin i cili i jep nder me çmimin Kamera Speciale e artë 300 për kontribut të posaçëm në kinematografinë botërore.

“Ajo si divë e vërtetë filmike nuk tregoi se është e lodhur nga rruga, lejoi disa fotografi menjëherë pas mbërritjes. Pas pushimit të shkurtër në Shkup, ajo vazhdon drejt Manastirit ku nesër mbrëma, në hapjen solemne të Edicionit të 39-të të Festivalit internacional të kamerës filmike ‘Vëllezërit Manaki’ do t’i ndahet çmimi. Menjëherë pas mbërritjes ajo tha se po i pëlqen që është tek ne ngrohtë dhe me diell, dhe se përshtypjet e para të saj janë pozitive”, thuhet në kumtesën nga festivali Manaki.

Kinematografi britanik Roxher Dikins, laureat i Kamertës së artë 300 për vepër jetësore të edicionit të 39-të të Festivalit internacional të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki”, erdhi në Maqedoni, së bashku me bashkëshorten e tij Izabella.

Роџер Дикинс

Ai tanimë mbërriti në Manastir, ku e priti drejtoresha e Festivalit, Gena Teodosievska, së bashku me ekipin e festivalit. Dikins me bashkëshorten u dakorduan të fotografohen me vullnetarët e rinj të festivalit.

Roxher Dikins është një nga kinematografët më të mëdhenj të gjallë botëror dhe atij nesër mbrëma do t’i ndahet çmimi, ndërsa të hënën, 24 shtator, ai do të mbajë master klas në kuadër të programit të FIKF “Vëllezërit Manaki”.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 21 Shtator, 2018 19:29