Lehtësohet procedura për donacion për ballafaqim me koronavirusin

Desk
By Desk April 16, 2020 19:25

Lehtësohet procedura për donacion për ballafaqim me koronavirusin

Ministria e Drejtësisë përgatiti një rregullore për ta lehtësuar procedurën e donatorëve në qëllimet e tyre humane t’u dhurojnë shfrytëzuesve buxhetor që ata më lehtë të ballafaqohen me gjendjet e shkaktuara nga koronavirusi Kovid-19.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, sot e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për donacione dhe për sponsorizimet e cila parasheh se donatorët do të duhet më shumë të dorëzojnë kërkesë për konfirmim të interesit publik te Ministria e Drejtësisë, sepse për këtë lloj të donacioneve me dekretin është konfirmuar se janë nga interesi publik.

Ajo, siç është potencuar në kumtesë, do të thotë se donatorët për ta realizuar lehtësimin tatimor për këtë lloj donacioni, deri te Drejtoria për të Ardhura Publike nuk duhet më të dorëzojnë kopje të vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për interes publik të konfirmuar të donacionit, siç ishte deri tani.

Për të gjitha donacionet tjera, donatorët do të munden kërkesën për vërtetim të interesit publik dhe dokumentet tjera t’i dorëzojnë te Ministria e Drejtësisë dhe në formë elekteronike, ndërsa Ministria do të mund ta zbatojë këtë procedurë edhe nëpërmjet rrugës elektronike, që deri tani nuk ishte mënyrë ligjore e pranuar e zbatimit të procedurës.

Për donacionet e destinuara për ballafaqimin me koronavirusin Kovid-19, sikur edhe për çdo donacion tjetër në veprimtaritë publike, të përfshirë me nenin 2 të Ligjit për donacione dhe për sponsorizim në veprimtaritë publike, inkurajimi tatimor para Ministrisë së Financave (për kthim të TVSH-së) dhe para Drejtorisë për të Ardhura Publike (për inkurajim tatimor te tatimi i të ardhurave personale dhe te tatimi i fitimit), do të mund të zbatohet si në formë të letrës ashtu edhe në formë elektronike.

Desk
By Desk April 16, 2020 19:25