“Lëmshi” online përgjysmon aplikimet! Ministria e Kulturës shtyn afatin për konkurset

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 21:21

“Lëmshi” online përgjysmon aplikimet! Ministria e Kulturës shtyn afatin për konkurset

Problem është bërë formati i aplikimit – onlajn, i cili për shkak të defekteve ka detyruar individë e shoqata të konkurrojnë dy-tre apo më shumë herë pa sukses. Këtë vit kjo formë u zbatua për herë të parë, për të lehtësuar mënyrën e komunikimit, por në praktikë dështoi duke shënuar shifra jashtëzakonisht të ulta, vetëm 600 aplikime u regjistruan në afatin e përcaktuar 6 nëntor.

Ministria e Kulturës detyrohet të shtyjë afatin për aplikimet në konkurset për Projektet me interes nacional në kulturë. Problem është bërë formati i aplikimit – onlajn, i cili për shkak të defekteve ka detyruar individë e shoqata të konkurrojnë dy-tre apo më shumë herë pa sukses. Këtë vit kjo formë u zbatua për herë të parë, për të lehtësuar mënyrën e komunikimit, por në praktikë dështoi duke shënuar shifra jashtëzakonisht të ulta, vetëm 600 aplikime u regjistruan në afatin e përcaktuar 6 nëntor.

“Shprehim kënaqësinë për komunikimin e ndërsjellë i cili është i dobishëm për të gjithë ne. Aktualisht po zgjidhim çështjet e pazgjidhura në mënyrë që çdo aplikacion të jetë i suksesshëm dhe që çdo përdorues ta bëjë aplikacionin me lehtësi. Siç e kemi paralajmëruar, ky aplikacion përshpejton të gjithë procesin – nga aplikimi në përgatitjen e zgjidhjeve. Me mbylljen dhe dërgimin e aplikacionit, çdo përdorues merr automatikisht një numër arkivi të adresës së tij të postës elektronike. Kështu, mund të informojmë se deri më sot janë pranuar rreth 600 aplikacione”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës. Në fakt numri i aplikuesve që arritën të merrnin numrin arkivor që konfirmonte aplikimin ishte i vogël. Në disa raste problemi shkaktohej nga rënia e sistemit dhe privimi për të konkurruar për herë të dytë. Për këtë arsye Ministria e Kulturës e lëvizi datën, deri më 11 nëntor. Por edhe gjatë këtyre ditëve shifrat vazhdojnë të jenë të ulëta, rreth dy mijë, dyfish më të vogla sesa ato që regjistrohen çdo vit. Aplikimi onlajn, që vazhdon të qëndrojë i hapur që nga data 4 tetor, kryhet përmes hapjes së një llogarie në faqen elektronike të Ministrisë së Kulturës ku me dërgimin e fletëparaqitjes dhe dokumentacionit shoqërues çdo përdorues në mënyrë automatike supozohej se do të merrte një numër arkivor në adresën e emailit.

Ndërkohë në Ministrinë e Kulturës puna e komisioneve ka filluar me shqyrtimin e projekteve të institucioneve nacionale të cilat kanë konkurruar disa muaj më parë, ndërsa rezultatet do të shpallen së bashku, sipas paralajmërime më 20 janar të vitit të ardhshëm, në të gjitha kategoritë, si Arteve vizuale, arkitekturës dhe dizajnit – Folklorit, Muzikës dhe aktivitetit muziko skenik – Dramës, Letërsisë dhe botimit – Projekteve interdisiplinore – Mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si edhe Bashkëpunimi ndërkombëtar. Sipas deklaratave të ministres, Irena Stefoska buxheti i vitit të ardhshëm në kulturë do të jetë më i madh se ai i vitit 2021, i cili u reduktua me 150 mijë euro. “Buxheti do të jetë më i madh, mbyllëm disa vrima, shlyem disa detyrime, kështu që Komisionet dhe vetë ministria do të punojnë në mënyrë më komode me këtë buxhet që këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të rritet”, deklaroi ministrja. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 21:21