Lëndim i rëndë i Behramit, rrezikon sezonin

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:52

Valon Behrami u detyrua të dilte para kohe nga fusha dje në mbrëmje në duelin ndaj Milanit, për shkak të një dëmtimit të rëndë.

Deri në ato momente ai ishte ndër më të mirët në fushë për ekipin friulan. Kapiteni i Udineses pati probleme serioze me kavilien e djathtë, pas një përplasjeje me Paqueta.

Ende nuk është saktësuar shkalla e dëmtimit, por gjatë ditës së sotme do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara mjekësore. Trajneri kroat, Igor Tudor, në përfundim të takimit shprehu shqetësimin e tij për gjendjen shëndetësore të futbollistit me origjinë nga Kosova.

Ekziston frika se mund të ketë frakturë, gjë do ta detyronte Behramin të qëndronte për një kohë të gjatë jashtë, duke mbyllur para kohe sezonin.

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:52