Lëndohen dy shtetas të RMV-së në Shqipëri

Driton Zenku
By Driton Zenku March 8, 2020 12:53

Lëndohen dy shtetas të RMV-së në Shqipëri

Dy shtetas të Maqedonisë janë lënduar në aksidentin që ndodhi sot në afërsi të Librazhd. Në aksident ka edhe tre persona të tjerë, të cilët janë shtetas shqiptar.

Në aksident, që ndodhi në rrugën Librazhd – Elbasan, të lënduar janë shtetasit e Maqedonisë Xh.H dhe L.H nga Shkupi bashkërisht me tre shtetasit shqiptar. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë

Ekipi i policisë ka qenë në vendin e ngjarjes dhe tani duhet të vërtetojë arsyen e aksidentit.

Sipas mediave të vendit, është e mundshme që moti i ligë të jetë arsye për aksidentin e ndodhur.

Driton Zenku
By Driton Zenku March 8, 2020 12:53