Lëshohet fletarrest ndërkombëtar për Lupço Palevskin, i dyshuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 20:17

Lëshohet fletarrest ndërkombëtar për Lupço Palevskin, i dyshuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Lupço Palevskin me nofkën Palço, i dyshuari i parë për organizimin e kidnapimeve dhe personalisht me armë për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi më 27 nëntor dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi më 22 nëntor. Gjorçevska u vra dhe u varros në afërsi të Shkupit, ndërsa Zhezhovski afër Velesit, përcjell FLAKA.

Në fletarrest thuhet se Palevski, i cili është në arrati, është “i lindur më 12.12.1964 në Shkup dhe kërkohet me fletarrest ndërkombëtar për hetimin e veprave penale “rrëmbim” dhe “vrasje” të lëshuar me urdhër XV KO nr. 3047. /23 të Prokurorisë Themelore Publike Shkup”.

Për vrasjet dyshohen 5 persona, 3 prej të cilëve në paraburgim, ndërsa babai i Vanjës doli pasditen e sotme para gjyqtarit për procedurë paraprake dhe Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për të.

Policia është në kërkim të Palevskit, pasi më 30 nëntor u nis për në Beograd dhe prej andej për në Bullgari. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasosvski, sot në konferencën për media tha se Palevski është organizatori kryesor, por edhe ekzekutori, i cili me armë më 27.11. sipas provave të vërtetuara deri më tani, diku rreth orës 10:00 ka vrarë Vanjan, i frikësuar nga provat që policia mund të gjente në hetimin që kishte nisur. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 20:17

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare