Lëshohet në përdorim austostrada Kumanovë-Stracin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:13

Lëshohet në përdorim austostrada Kumanovë-Stracin

Autostrada e rikonstruktuar Kumanovë – Stracin, e cila është pjesë e Korridorit 8, është lëshuar zyrtarisht në përdorim. Kjo pjesë rrugore është rikonstruktuar në një gjatësi totale prej 31.2 kilometrash dhe vlera totale e projektit është 12 milionë euro. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i transportit Boçvarski me vlersim se po kthejn në realitet projektet për rivitalizimin e këtij rajoni.

“Nga rruga më e keqe në vend që shpinte nga Kumanova në kufirin me Bullgarinë në Deve Bair, tani do të kemi një autostradë moderne që do të jetë më e shpejtë dhe më e sigurt për të lëvizur.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Kemi përfunduar rehabilitimin e rrugës shtetërore nga Kumanova në Stracin me gjatësi 31 kilometra. Në këtë projekt e kemi përfshirë dhe rehabilituar unazën e Kumanovës, e cila ishte në gjendje jashtëzakonisht të keqe.”, tha ministri i transportit dhe lidhjeve Blagoj Boçvarski.

Rikonstruimi i autostradës Kumonovë – Stracin është bërë në dy faza.

“Ky drejtim rrugor është i një rëndësie të jashtëzakonshme, para së gjithash për qytetarët që gravitojnë në këtë rajon dhe të cilët do të mund të gëzojnë çdo ditë të mirën e një autostrade moderne të sigurt dhe të besueshme. Dhe pastaj për të gjithë qytetarët dhe udhëtarët tanë, sepse kjo pjesë rrugore ekonomikisht, politikisht dhe shoqërisht na lidh me Republikën fqinje të Bullgarisë.”, drejtori i NPRSH Ejup Rustemi.

Autostrada Kumonovë – Stracin rehabilitohet për herë të parë pas 32 vitesh.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:13