Letra e ushtarit i dërgohet gruas së tij pas 76 vjetësh

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Janar, 2022 22:32

Letra e ushtarit i dërgohet gruas së tij pas 76 vjetësh

Letra, të cilën ushtari amerikan i stacionuar në Gjermani ia dërgoi nënës së tij në Massachusetts, u dorëzua 76 vjet më vonë.

John Gonzalves, i cili në atë kohë ishte 22-vjeç, i shkroi nënës së tij në dhjetor 1945 pas përfundimit zyrtar të Luftës së Dytë Botërore.

Letra mbeti e pahapur për më shumë se 75 vjet përpara se të gjendej në objektin e shpërndarjes së Shërbimit Postar Amerikan në Pittsburgh (USPS).

“E dashur nënë, mora një letër tjetër nga ju sot dhe jam i lumtur të dëgjoj se gjithçka është në rregull. Sa për mua, jam mirë. Por kur bëhet fjalë për ushqimin, është shumë keq në shumicën e rasteve”, shkruan John në letër.

Në firmën e letrës ai shkruante “Dashuri dhe puthje, djali yt Johnny”.

“Shpresoj të shihemi së shpejti,” shtoi ushtari.

Gonsalves vdiq në vitin 2015. Ndërkohë kishte vdekur edhe nëna e tij. Por USPS gjeti adresën e të vesë së tij Angelina, të cilën ushtari e takoi pesë vjet pasi dërgoi letrën.

Krahas letrës disa dekadash, punëtorët dërguan edhe një tjetër, në të cilën thanë se dërgimi i kësaj letre “ishte me rëndësi të madhe për ta”, raporton AP.

Pasi familja e ushtarit ka marrë letrën, ajo ka telefonuar institucionin dhe e ka falënderuar.

“Imagjinoni, 76 vjet! Nuk mund ta besoja! Shkrimi i tij dhe gjithçka ishte e mahnitshme!”, tha gruaja e tij.

Angelina Gonsalves, 89-vjeç, kaloi një tjetër pushim pa bashkëshortin e saj, por tha se “është sikur ai është kthyer këtë vit”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Janar, 2022 22:32