Levandovski me një këmbë larg Bajernit, gati Barcelona të përfitojë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 20:00

Levandovski me një këmbë larg Bajernit, gati Barcelona të përfitojë

Robert Levandovski pritet të jetë protagonist i një prej “telenovelave” më të ndjekura të verës në merkaton e futbollistëve. E ardhmja e “yllit” polak te Bajerni, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2023, mbetet shumë e pasigurt.

“Bild” në versionin e saj online, duke zbuluar se drejtuesit e klubit nuk e përjashtojnë më si opsion shitjen e golashënuesit të tyre më të mirë. Levandoëski, sqaron “Bild”, ka mbetur i lënduar nga përpjekjet e Bajernit për të blerë Haalandin (shkoi te Man. Siti), arsyeja kryesore kjo pse ai nuk dëshiron të rinovojë kontratën me bavarezët.

Ndaj, kampionët e Bundesligës nuk e shohin me sy të keq vendosjen në “vitrinën” e shitjeve Levandovskin. Polaku fiton rreth 24 milionë euro në sezon, një shifër që Bajerni që do të ishte i gatshëm të kursente, kuptohet nëse për kartonin e “bomberit” ofrojnë 35 milionë euro. Barcelona do të ishte e gatshme ta paguante këtë shumë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 20:00

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare